Flash News

E-TJERA

Vdekja e turistit britanik në Durrës, “Daily Mail”: Asnjë e dhënë për identitetet, dyshohet se vuanin nga hipotermia

Vdekja e turistit britanik në Durrës, “Daily Mail”:

Një turist britanik ka vdekur, ndërsa një tjetër është në gjendje kritike pasi u gjetën në mes të detit në Durrës nga Policia Kufitare.

34-vjeçari u konfirmua i vdekur nga rojet bregdetare, të cilët dyshojnë se ai humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua prej tij.  Një grua 31-vjeçare u plagos rëndë dhe mbetet në gjendje kritike në spital.

Pushuesit po kryenin 'manovra' pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës në Durres kur ranë në ujë dje në mëngjes, shkruan “Daily Mail”.

Dyshja ende nuk është identifikuar publikisht, por policia ka ndarë inicialet e tyre - burri ishte S.O. dhe gruaja ishte V.B.

Megjithatë, disa media kishin raportuar në atë kohë se çifti u zbulua "gjatë një patrullimi të rastësishëm" me motorin e automjetit të fikur, shkruan media angleze.

Ata shtuan se ishte e mundur që çifti të vuanin nga hipotermia pasi kishin qenë në det për shumë orë, sipas informacionit nga porti. Një faqe tjetër ka raportuar se çifti ishte nga Gana, por jetonte në Angli.

Ministria e Jashtme është kontaktuar për koment.

Të fundit