Flash News

KRYESORE

“Nuk ka komb tjetër ku ka burra me emra Bashkim e Flamur”, Kurti: Mendoj për një federatë

“Nuk ka komb tjetër ku ka burra me emra Bashkim e Flamur”,

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka idetë e qarta sa i përket bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Ai hedh idenë e një federate mes dy vendeve, ndërsa e bën të qartë se bashkimi kombëtar nuk do të ndodhë në BE.

“S’mund të them që bashkimi kombëtar ndodh në BE. Atje bashkohem me danezët, austriakët e spanjollët. Bashkimi jonë duhet të ndodhë këtu. Do të përdorsha togfjalëshin e Arbën Xhaferit “Intencën historike të shqiptarëve për bashkim”. Nuk e zgjedhim ne bashkimin, por ai na zgjedh. Jemi ashtu si jemi shqiptarë për intencën e këtij bashkimi. S’ka komb tjetër ku ka burra me emër Bashkim, ku ka burra me emër Flamur. Kjo intenca historike është ajo që na bën.

Në anën tjetër, Ukshin Hoti e ka tezën të saktë që bashkimi kombëtar e bashkimi Evropian nuk e zëvendësojnë njëra tjetrën e as nuk e përjashtojnë. E treta do të shtoja që Kosova e Shqipëria kanë nevojë të afrohen, të integrohen drejt bashkimit edhe në idenë e një federate. Sikur Gjermanitë, me decentralizim të institucioneve. Institutin e Historisë do ta kishim në Prizren gjithë populli ynë. Universitetin e arteve në Pejë, atë të mineraleve në Mitrovicë. Atë të Turizmit në Vlorë ose Durrës. Gjykatën Kushtetuese në Shkodër”, tha Kurti për Koha Vizion.

Të fundit