Flash News

KRYESORE

OFL shkon në Kukës, u kërkon deklarimin e pasurisë dy të dënuarve për vjedhje

OFL shkon në Kukës, u kërkon deklarimin e pasurisë dy

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, dy personave të dënuarve për vjedhje me dhunë dhe pasoja të rënda.

“Zejnel Meçe, banues në Kukës, i dënuar me 10 vjet burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”;

Meçe ishte njëri prej pjesë e 22 të arrestuarve në operacionin anti-drogë të 20 majit në Kukës.

Bujar Ajeti, banues në Kukës, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, njofton OFL.

Të fundit