Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dhuna ndaj grave dhe vajzave: Nuk ka zgjidhje tjetër veç bashkimit të forcave për ta luftuar së bashku
Vincenzo Del Monaco/ Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri
Janë të shumtë artikujt rreth dhunës ndaj grave dhe vajzave që po kthehen në kryelajm në Shqipëri. Më lejoni të shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për redaktorët, që u kushtojnë hapësire të mjaftueshme në media këtyre çështjeve, si edhe për gazetarët e përkushtuar për raportimin e këtyre historive të dhimbshme dhe tragjike. Qoftë nëpërmjet faqeve të gazetave, apo pamjeve në portalet e internetit, media luan një rol thelbësor për thyerjen e heshtjes. Dhe sa më e efektshme dhe e fortë të jetë fushata mediatike, aq më e mundur është që gra dhe vajza të tjera të gjejnë guximin për të ngritur zërin dhe për të ndihmuar policinë dhe gjykatat përgjatë angazhimit të tyre të përditshëm për uljen, në mos çrrënjosjen, e këtyre krimeve të tmerrshme. Për këtë arsye, vendosa t’i shtoj zërin tim këtij debati të frytshëm publik dhe e falënderoj gazetën “Albanian Daily News” që po më bën pjesë të përmbajtjes së saj.
Mbërrita në Shqipëri gjatë Kryesisë shqiptare të OSBE-së. Kryesi kjo që i dha përparësi përparimit të mëtejshëm të të drejtave të njeriut, përkrahjes së barazisë gjinore dhe kontributit për konceptin e sigurisë gjithëpërfshirëse të OSBE-së. Në fakt, pasiguria është gjithashtu nënprodukt i pabarazisë dhe diskriminimit. Edhe Kryesia e tanishme suedeze e ka theksuar qartë që barazia gjinore qëndron në thelb të punës së OSBE-së në vitin 2021. Sipas suedezëve, dhe gjithashtu sipas meje dhe ekipit tim, përfshirja dhe pjesëmarrja e qenësishme e grave janë të një rëndësie madhore, së bashku me nevojën për të ecur përpara me programin “Gratë, paqja dhe siguria”. Përpara se të normohet në dispozita ligjore, barazia e të drejtave ndërmjet qenieve njerëzore është pikësëpari mendësi.
Mbërritja ime përkoi edhe me fushatën globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, e cila synon theksimin e çështjes, vlerësimin e arritjeve dhe angazhimin për veprim të mëtejshëm. Dhuna ndaj grave është plagë që nuk kursen asnjë vend; është plagë ndaj njerëzimit. Shpejt u njoha me provat e ofruara nga studimi i OSBE-së në vitin 2019 për dhunën ndaj grave, të cilat tregonin një realitet të egër edhe në Shqipëri.
Nuk u habita kur gjatë një takimi në rrjet të organizuar nga OSBE-ja rreth kësaj teme, gjatë një diskutimi të hapur për “Thyerjen e heshtjes pas dyerve të mbyllura”, shumë u tha për dhunën ndaj grave dhe vajzave në shoqërinë e sotme shqiptare. U treguan histori të vërteta, u nxorën në pah përgjegjësitë dhe u ra dakord për aspektet më të rëndësishme. Jam më se dakord me një vajzë të re nga Mirdita, e cila, në një nga tryezat e punës me të rinjtë tha: “Do të ketë dhunë në familje për aq kohë sa ekzistojnë stereotipat gjinorë. Gratë nuk shihen si të barabarta dhe kontributi i tyre nënvlerësohet. Duhet punuar më shumë me djemtë dhe vajzat e reja për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndryshuar mendimet dhe qëndrimet e brezave të rinj”.
Kjo çështje nuk mund të zgjidhet duke ia deleguar një institucioni apo një sektori. Të gjithë ne kemi rolin tonë në këtë aspekt, si individët, familjet, të rinjtë, shkollat, vendet e punës dhe institucionet. Më lejoni ta theksoj: ka mjaft vend për optimizëm. Ndërsa aktet e dhunshme të reja dhe të përsëritura ndaj grave dhe vajzave janë ato që janë, – të tmerrshme, – ka përparim, po merren mësime dhe institucionet janë të përkushtuara. Shqipëria ka ndërmarrë hapa vigane që nga viti 2007, kur hyri në fuqi ligji i parë për luftën ndaj fenomenit të dhunës në familje, deri te masat ligjore të fundit për urdhrat e mbrojtjes dhe largimin e autorit nga mjedisi i banimit, si edhe tek udhëzimet për dënime dhe masa sigurie më të rënda. Është fakt që kuadri ligjor dhe institucional i Shqipërisë i është nënshtruar përmirësimit të vazhdueshëm.
Prezenca e OSBE-së vijon të jetë partnere e besueshme e Shqipërisë, me qëllim sjelljen e ndryshimit pozitiv në vend. Ne do të vijojmë të mbështetim luftën ndaj dhunës me bazë gjinore, përgjatë punës sonë programatike me aktorët dhe agjencitë kryesore në vend, me ata që mund të krijojnë rregullat e përshtatshme, t’i respektojnë këto rregulla në mënyrë sistematike dhe të mbikëqyrin gjendjen dhe të drejtojnë gishtin ndaj keqbërjes: deputetët, gjyqësori, media dhe të gjitha organizatat e shoqërisë civile që veprojnë në këtë fushë.
Në vitin 2019, Anketa e drejtuar nga OSBE-ja për Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Shqipëri informoi shoqërinë civile, median, deputetët dhe institucionet, dhe ofroi të dhëna faktike që u shërbyen deputetëve për të hartuar ligje më të mira. Gjithashtu, na dha mundësinë të shpërndanim informacionet e rëndësishme me personat e dëmtuar në veçanti, si dhe me të gjitha gratë në vend në përgjithësi.
Në dhjetor të vitit 2020, gjatë diskutimit publik “MenEngage (burrat angazhohen) për barazinë gjinore”, ne theksuam disa nga modelet e shumta pozitive të burrave dhe djemve, të cilët janë të përkushtuar të përkrahin barazinë gjinore në Shqipëri. Duam ta bëjmë të qartë se ndryshimi do të ndodhë vetëm kur burrat dhe djemtë të jenë pjesë e zgjidhjes.
Përgjatë dy viteve të fundit, Prezenca ka organizuar një sërë tryezash pune për temën e sigurisë me të rinjtë në qarqe të ndryshme të Shqipërisë. Pjesëmarrësit e dalluan dhunën në familje si çështje sigurie në komunitetet e tyre. Prandaj, ne zhvilluam një kurs trajnimi për temën e sigurisë, i cili përmbante përkufizimet e abuzimit në familje, llojeve të abuzimit, ciklit të dhunës dhe efektit të dhunës në familje te fëmijët dhe te të rinjtë.
Pandemia COVID-19 ka rritur numrin e rasteve të dhunës në familje, dhe jo vetëm në Shqipëri; gjithashtu, ajo ka ndikuar negativisht tek aftësia e grave për të gëzuar të drejtat dhe liritë në mënyrë të barabartë me burrat, çka është shoqëruar edhe me pasojë të rënda për ekonominë. Do të vazhdojë t’i vihet theksi programit “Gratë, paqja dhe siguria” dhe përqasjes gjithëpërfshirëse të tij ndaj rolit vepror të grave në shoqëri dhe ndaj çështjeve të sigurisë, në përputhje me përparësitë e Kryesisë suedeze të OSBE-së për vitin 2021. Do të punojmë gjithashtu me gjykatësit dhe prokurorët, nëpërmjet Shkollës së Magjistraturës dhe Forumit të Grave Gjyqtare Shqiptare, për hetimin dhe gjykimin e çështjeve të dhunës në familje, si dhe për çështjet e abuzimin dhe dhunës seksuale ndaj grave, me përqasje drejt të drejtave të personave të dëmtuar.
Viti 2021 do të jetë vit më i mirë nëse ne i bashkojmë forcat, nëse e lejojmë jetën të na flasë dhe nëse kemi talentin të shohim se çfarë mungon për të arritur plotësinë dhe një shoqëri që është më e drejtë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38