Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Raportimet mediatike, dhe sidomos komunikimet jashtë kameras me eksponentë të degëve të Partisë Demokratike, e bëjnë të besueshme deklaratën e së martës mbrëma të Sali Berishës në Foltoren e Dibrës. Rreth 70 përqind e firmave të Kuvendit Kombëtar janë mbledhur. Një numër i tillë, edhe sikur të mos e lëvizë mekanizmin që i lejon Berishës ‘hakmarrje’ nëpërmjet forumeve, duke sfiduar Basha & Friends, bën një gjë tjetër, e cila në politikë, sidomos në atë aktualen, që lëviz me shpejtësinë e dritës e shtyrë nga perceptimi dhe imazhi, ka shumë rëndësi: Krijon simbolikë.
I thotë publikut, si atij demokrat, ashtu dhe neutralit apo socialistit se Basha ka vulën, por Berisha ka njerëzit.
Ka çdo natë, në studiot tona, përpjekje për të zhvlerësuar njërin kut në favor të tjetrit, por çka mund të thuhet për të dy është se, njëri të mbron në dyert e gjykatës, por tjetri e sjell gjykatën e opinionit publik te portat e tua.
Bashës i duhet të bëjë llogaritë, jo me Sali Berishën si dinosaur politik, por me simbolikën që po gjeneron Foltorja. Jo me mbështetjen e ambasadores Kim, por me heqjen e mbështetjes nga baza demokrate. Sigurisht, z. Basha ka të drejtë kur flet për llum. Pjesërisht të drejtë. Nëse Berisha thotë se 2/3 e kuvendarëve i kanë hedhur firmat, mund të thuhet se 2/3 e atyre që vijnë e falen te Foltorja e tij nuk janë llum. Mund ta shohësh në portretet, fjalët dhe gjykimet politike se ata janë shqiptarë të thjeshtë. Ndoshta jo të mirëartikuluar, por të vërtetë.
Është kjo përmasë e simbolikës, vërtetësia (apo, po deshe, edhe simulimi i saj), që po e ndihmon Foltoren e Berishës. Meqë Amerika është në mes të kësaj drame të familjes demokrate, ndoshta një krahasim me Amerikë do të vlente. Basha dhe Berisha janë si Jeff Bush dhe Donald Trump në fushatën e primareve Republikane të para 6 viteve. I pari i kujdesur dhe i tendosur, si një tel në shtyllë, dhe i dyti abraziv, i zhurmshëm dhe plot qëllimshmëri. Popullariteti i të dytit dhe fitorja e mëpasme janë tashmë pjesë e antologjisë politike amerikane.
E theksoj këtë dallim, jo për të njëjtësuar në profil Berishën dhe Trump, por për të thënë se demokratët duken të zvjerdhur me stilin pa stil të Bashës, ashtu si amerikanët me politikisht korrekten, me gjuhën e drunjtë, fjalorin artificial të politikanëve të mainstream-it të të dy anëve si Jeff Bush, John Kerry, apo të tjerë.
Berisha, me Foltoret, i ka futur frymë trupit komatoz të politikës. Mund të mos jemi dakord me disa prej tipareve politike të tij, por duhet të pranojmë dhe të shpallim se ai kthehet si një zhanër i munguar i politikes. I cili nuk ka të bëjë me mënyrën se si ai është, por me rikthimin e një reminishence, e një vetëdijeje se, Rama duhet mundur, mund të mundet. Procesi politik i nënshtrohet reminishencave dhe nga kjo duket se përfiton Berisha. Njerëzit e mbajnë mend kur Rama sfilitej, nga Doktori në pushtet, me tendën e madhe groteske në Bulevard dhe grevën e urisë në të, ku zhan’d’arkohej me zor Elisa Spiropali, apo refrenin e karminaburanës politike ‘hap kutitë, ose largohu!’.
Për t’u kthyer te Foltorja dhe nënprodukti i saj për kampin demokrat, simbolika prapë na vjen në ndihmë. Nëpërmjet dy shfaqjesh. Imagjinoni ditën kur 2/3 e firmave bëhen publike dhe flasin për një popull demokrat që ‘nuk e njeh’ kryetarin e vet. Kryetari mund të rezistojë, duke iu përmbajtur asaj që tha vetë, se nuk largohet nga drejtimi i PD nëse nuk e ka vendosur Zoti ta marrë.
Por, Foltorja me 2/3 mund të zhvendoset në oborrin e PD. Çfarë do thoshte një aksion i tillë për kryetarin e një partie që e ka sheshin para selisë të mbushur plot me njerëz që ia paragjykojnë vendimet dhe nuk ia njohin statusin? Një kryetar opozite që prej 8 vitesh drejton turma që bërtasin ‘Rama ik!’ dhe tani i duhet të përballet me turmën që dikur udhëhiqte dhe që shpall “Basha ik!’.
Ambasadoren Kim e ka në krah, por nuk besoj, edhe në i kërkoftë ajo, se do të dislokoheshin marinsat për të pastruar oborrin e një partie që e ka kryetarin në letër, por jo në thirrjet e shesheve.
Si kundrapeshë, Bashës i duhet të krijojë simbolikat e veta. Psalmeve politike të mbështetësve të tij nëpër studio, se Berishën ‘e kemi xhan, por më shumë duam Amerikën që e ka shpallur shejtan’, do t’u fiket temjani.
Si bij të historisë duhet ta dimë: nuk ka ndodhur kurrë që një lider të jetë ngritur, ose rënë, përveçse i marrë përpjetë apo teposhtë nga fuqia e një simbolike.
Berisha duket se e ka të vetën. Basha e kërkon në të gjithë vendet e gabuara. Leqeve të Hotit, për shembull.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38