Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Imer Mushkolën e kam takuar nëpër konferenca që lidhen me median, në Ballkan apo Europë. E njihja që më parë edhe prej komenteve të tij në shtypin kosovar. Takimet më lanë ndjesinë e mirë ashtu, si edhe teksti i tij.
Para pak ditësh ‘u takuam’ edhe në një formë tjetër. Nëpërmjet ‘famës’ që fitoi ai në disa gazeta dhe portale të Tiranës. Autorë nga më të ndryshmit, nga të njohurit e deri të panjohurit, nga ata që dinë të shkruajnë e deri te ata që i zë teksti, u turrën për ta kurorëzuar Imerin si “gazetarin që mungon në Tiranë”.
Të paktën këtë thoshin titujt. Duke mos e pasë ditur bëmën e Imerit, e hapa të parin prej tyre për të kuptuar se, në një intervistë televizive në Kosovë të ish-kryeministrit Berisha, Mushkola e kishte quajtur ‘vrasës’.
Titujt e tjerë shoqëruar nga tekste të tjerë, pikërisht te kjo akuzë përqendroheshin për të himnizuar kolegun nga Kosova. Shoqëruar edhe me një ankesë: se si, këtu në Shqipëri, ka gazetarë që nuk i thonë Berishës gjëra të tilla, por i bëjnë pyetje dhe, madje tulaten para tij. Ka patur raste, sigurisht, kur njerëz publikë, jo gazetarë, i kanë thënë Berishës se “mami im të kishte qejf”, etj etj, por një apo disa të këtillë nuk e ilustrojnë të gjithë gazetarinë.
Por, çka e hiperbolizonte trimërinë dhe gazetarinë e Imerit ishte fakti se shumica prejt atyre që e lavdëronin për këtë akt të rrallë, po vetë e kishin quajtur Berishën “vrasës” e “të korruptuar”. Ata e heroizonin kolegun kosovar për faktin se, duke e pasë quajtur vetë aq gjatë të këtillë, kishin shpresuar se e kishin pensionuar ish-kryeministrin, e kishin ‘vrarë politikisht’ dmth. Meqë ai vendosi të rikthehet, më shumë se me Berishën, duket se e kanë mllefin me mosefikasitetin e ‘kurës’ së tyre politike: largimin e dikujt nëpërmjet akuzave linçuese.
Sa për kujtesë, Berishës nuk i kanë munguar kurrë epitete të tilla. Disa gazetarë ia kanë thënë live në studio televizive. Shëndoshë e mirë janë të gjithë, po aq anti-berishistë si përherë. Bëni një tel Mustafa Nanos, për shembull.
Linçimi i Berishës ka mbajtur me punë shumë gazetarë në Shqipëri, dhe është koha që ata të rikthehen në punën e refrenit të vjetër. Por nuk është ky synimi i këtij shkrimi. Ajo që duhet theksuar është se nuk të bën gazetar të mirë të quajturit ‘vrasës’ të një politikani. Nuk është kjo detyra e gazetarit. Ai duhet të sjellë fakte dhe t’i ketë ato të mbështetura në burime dhe prova që të mund të quhen fakte. Kur nuk ka fakte, por është duke bërë komente apo dhënë opinione, është mirë që të mos i kapërcejë kurrë kufizimet, as të zanatit dhe as të etikës.
Etiketimi i politikanëve nuk është se i dëmton ata, madje e kundërta: mund t’i viktimizojë dhe, veç kësaj, i rreshton edhe më shumë pas tij fanatikët. Madje është inflacioni i akuzave të mjegullta që i ndihmon politikanët të bëjnë zullume dhe të mbeten në zyrë. Nuk ka kursim në akuzat që shkëmbehen mes politikanëve apo edhe mes analistëve që mbështesin njërin krah apo tjetrin. Ajo që akuzat e pambështetura, në fakt kanë bërë, është spektakli për emisionet e mbrëmjes, por edhe çoroditja e publikut. Në një hapësirë publike, ku të gjithë etiketohen si ‘vrasës’ dhe ‘hajdutë’ është e vështirë, në mos e pamundur, për të ndershmin për t’u dalluar. Prandaj edhe baltosja është një instrument transversal dhe i shumëpërdorur.
Kjo vlen, sigurisht, edhe për linçuesit e Ramës. Paradoksalisht, ata që e kanë sharë më shumë e kanë ndihmuar më shumë. Në fund, gazetari nuk është në punë të tij për formulim akzuash, por për të gjetur gjurmë dhe për të lidhur pjesët e ngjarjeve dhe konteksteve, kur është dukë bërë analizë.
Në fund, jam i sigurt se ‘heroizimi’ i Tiranës, i cili më shumë se lavdërim është diversion për një armik politik, nuk do ta shtyjë Imerin drejt braktisjes së instrumenteve të gazetarit. Akuzat nuk janë analizë. Ato nuk janë as fakt, sa kohë nuk ndiqen nga një provë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38