Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

nga Genc Pollo
Karma është një nocion në hinduizëm sipas të cilit fjalët e veprat e njeriut, të mira ose të këqija, sjellin pasoja në jetën e tij. Të njëjtin besim e gjen në dokrinën e krishterë përmes metaforës "cfarë do të mbjellë njeriu, atë dhe do të korrë" siç i mësonte Shën Pavli në letrën e tij drejtuar Galatasve (6:7).
Edhe shprehja e popullarizuar në anglisht "karma is a bitch" që mund të përkthehet "karma është një bushtër" (por jo "karma është një kurvë" siç e vulgarizuan gabimisht disa media së fundmi) pakashumë ka kuptimin se si të bësh ashtu do të t'a bëjnë.
Këtë shprehje përdori para një jave edhe KM Edi Rama, teksa në Forumin e Davosit (Zvicër) ju drejtua Presidentes së Parlamentit Europian znj. Roberta Metsola lidhur me ryshfetimin e disa eurodeputetëve socialistë nga dy shtete arabe. Mediat europiane të pranishme e interpretuan këtë fjalë si një kunjë ndaj Parlamentit Europian me kritikat e tij të përsëritura ndaj korrupsionit në qeverinë Rama.
Dy fjalë për korrupsionin në Europë me fokus në parlamentet: padyshim që ka e do të ketë. Si kudo. Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës para 10 vjetësh u zbulua një përpjekje sistematike dhe e sukseshsme e Azerbaixhanit për të ndikuar disa deputetë (më së shumti nga Europa perëndimore) përmes peshqesheve e ryshfeteve. Skandali i pagëzuar "Caviar connection" çoi menjëhere në përjashtimin e këtyre deputetëve nga Asambleja; disa syresh u përballën me drejtësinë në vendet e tyre, ku edhe u dënuan penalisht.
Në Gjermani deputeti i CDU Markus Hauptmann u detyrua të jepte dorëheqjen nga grupi parlamentar dhe nga Bundestagu, mbasi u zbulua se kishte tentuar të përfitonte nga tenderat e Covidit. Shtypi gjerman solli edhe prova e ngriti dyshime se Hauptman ishte vënë në shërbim të qeverive të Azerbaixhanit e Shqipërisë kundrejt përfitimeve personale.
Ende nuk ka të dhëna nga ndonjë hetim penal, por Hauptmann u shfaq në Tiranë në vizita private, i shoqëruar nga deputetë problematikë të PS duke lavdëruar para mediave sukseset e qeverisë Rama. Krejt në kundërshtim me pozicionin e grupit parlamentar të tij (ju kujtohen 9 kushtet e Bundestagut në v. 2019). Më tej Hauptmann u shfaq në hotele të shtrenjta në Dhërmi në shoqërië e një “këshilltari informal” të Ramës (siç rezulton nga akt-akuza amerikane e publikuar këto ditë, një muaj mbas relaksit në Dhërmi, ky “këshilltar”nis punën si pagator e menaxher i agjentit Charles McGonigal në FBI).
Dy shembujt parlamentarë të mësipërm dëftojnë se korrupsioni është i pranishëm edhe në demokracitë e pjekura me shtet ligjor të konsoliduar. Por çka i dallon këto të fundit nga demokracitë e reja me shtet ligjor ende të pakonsoliduar janë dy gjera: e para shkalla e perhapjes së korrupsionit sidomos në vertikalen e pushtetit; e dyta dhe më e rëndësishmja është reagimi ndaj korrupsionit. Është reagimi politik e institucional ndaj skandaleve të korrupsionit e të shpërdorimit të ofiqit publik.
Këtu Edi Rama e Roberta Metsola ilustrojnë kontrastin e mësipërm :
Në dhjetorin e shkuar Presidentja e PE mori avionin për në Maltë, vendlindjen e saj, për të filluar me familjen pushimet e Krishtlindjes. Me të arritur në aeroport e telefonuan nga Brukseli për t'a njoftuar se prokurori do të bastiste banesën e eurodeputetit Marc Tarabella sepse sipas ligjit belg aty duhet të ishte i pranishëm presidenti i legjslaturës përkatëse. Metsola nuk hezitoi dhe mori të njëjtin avion që pas një ore kthehej në Bruksel e më tej udhëtoi tok me policinë e prokurorin për në banesën në fjalë. Të nesërmen ajo deklaroi se kërkesat për heqje imuniteti do të trajtoheshin me urgjencë dhe vërtet ajo mblodhi menjëherë byronë e plenaren ku këto kërkesa u miratuan me votë gati unanime; në vijim policia arrestoi eurodeputetët e dyshuar.
Në tetor 2017 Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Kuvendit të Republikës lejen për të arrestuar deputetin socialist Sajmir Tahiri, ish ministër i Brendshëm 2013-2017. Edhe pse Tahiri e kishte bërë baltë me drogën e të tjera Rama e kishte mbrojtur si "ministrin më të suksesshëm" të qeverisë së tij; vetëm nën presionin e brendshëm e sidomos të jashtëm e detyroi të dorëhiqet por e kandidoi në Tiranë në listën fituese të PS. Por mbas kërkesës së prokurorisë mbrojtja e Tahirit nga Rama personalisht e nga mazhoranca e PS arriti nivele të papara. Prokurorët u thirrën në komisionin e madateve në Kuvend ku shumica socialiste i ktheu nga akuzues në të akuzuar; po kështu edhe kori i propagandës mediatike.
Kërkesa për arrestim u hodh poshtë, kurse ajo për kontroll banese u miratua mbas afro 10 ditësh: kohë e mjaftueshme për të "pastruar" shtëpinë. Veç kësaj Rama u konfliktua edhe me titullarë politikë të Parlamentit Europian të cilët kritikuan qendrimin ndaj Tahirit. Ai u shkroi atyre letra me pretendimin se akuza ishte një gjueti shtrigash. Përgjigja me shkrim ishte: "Heqja e imunitetit të deputetit kurdoherë që ka dyshime serioze nuk do të thotë të fillosh një gjueti shtrigash, por përkundrazi do të thotë të vendosësh gjyqësorin në një pozicion ku mund të bëjë punën e tij në mënyrën e duhur." dhe "Ne gjithashtu besojmë se krimet e lidhura me drogën janë një problem i madh që mund të pengojë rrugën e vendit drejt BE dhe se përpjekje të mëtejshme duhet të bëhen në këtë luftë".
Lexuesi mund të krahasojë standartin parlamentar Metsolas më atë Ramës dhe të konkludojë si të dojë. Por që ky i fundit t'i japë mësime morali Presidentes së Parlamentit Europian është një shkallë më e lartë e paturpësisë se çfarë kishim parë deri tashti. Me një të dhjetën e e skandaleve të Ramës, Metsola do të ishte dorëhequr; nëse jo do e kishin shkarkuar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38