Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Grigels Muçollari
Kemi kuptuar mirë një leksion nga zhvillimet e fundit në Tiranë. Sa më shumë shkëlqen fasada, dukja, aq më i madh është zullumi që fshihet pas saj. Teksa në kryeqytet parakalonin koncerte, evente, trofe, dhe të gjitha këto përcilleshin me pompë të madhe mediatike tek njerëzit, për të hapur në kokën e tyre një vrimë të madhe ku të binin të gjithë dyshimet, nëse Bashkia po punon mirë apo jo, në anën tjetër një kompani e ngritur nga drejtorët më të afërt të Veliajt, ata me të cilët ai ndan pushtetin dhe menaxhon buxhetin, e quajtur 5D, po bënte kërdinë me fondet publike.
Kërciste festa e propaganda, njëkohësisht edhe transfertat deri në 30 milion (te taksapaguesve të Tiranës) në llogarinë e klubit të ngushtë të kryebashkiakut.
E gjitha kjo, teksa afera e inceneratorit lëngonte dhe kishte dërguar pas hekurave një pjesë të stafit të afërt të Veliajt.
Tani kjo u mor vesh. Ndonëse mediat më të mëdha nën kontrollin e kryebashkiakut u përpoqën ose ta zbusin ose ta fshehin, skandali ishte i atillë, sa nuk mbahej dot në një tenxhere me presion. Sot, këdo të pyesësh në rrugë se çfarë është 5D, do të përmendë Veliajn.
Askush nuk njeh drejtorët që hanë mollë e kumbulla pas shpine. Njerëzit tregojnë me gisht të zotin e punës.
Pas zbulimit të këtyre abuzimeve, përpos keqardhjes dhe dëmit të shkaktuar, vjen sfida tjetër për qytetin. Si reagon ai?
Kjo është prova e vërtetë e qytetit , që ka elitën kulturore dhe intelektuale të vendit, që ka universitetet, ka debatin, ka akademinë dhe është qëndra e biznesit dhe shoqërisë civile.
Hajdutët nuk do t’i mungojnë asnjëherë skenës dhe historisë.
Mospajtimi me ta, ngritja e zërit, rezistenca jane vlera që mund t'a mbajnë në shina një shoqëri, jane garancia që një episod kalohet, nxirren mësimet e duhura, vendoset një standard, që shërben si gardian për të mos u përsëritur më fenomene si këto që kanë ndodhur me Bashkinë e Tiranës.
Në këtë aspekt, protesta që po zhvillon prej ditësh Opozita, me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, me aktivistë dhe qytetarë, mbetet gjëja më shpresëdhënëse që po i ndodh Tiranës në këtë krizë që e ka mbërthyer.
Kjo rezistencë mund të ishte më masive, padyshim! Qytetarët e Tiranës duhet të trajtojnë me veten e tyre një keqkuptim. Kjo lëvizje nuk është politike, partiake aq më pak. Imagjinoni për një moment sikur askush të mos dilte në rrugë, pas zbulimit të asaj hajdutërie. Imagjinoni sikur opozita të mos reagonte. Sa trishtim do të ishte! Ky është fiks momenti kur një qytet vdes! Në këtë kuptim, Partia Demokratike po jep një kontribut të vyer publik, po kryen detyrën e opozitës duke mbajtur gjallë shpresën se një i zgjedhur që ka shkelur besimin e njerëzve, që ka shpërdoruar detyrën, nuk mund t’ja hedhë pa u lagur.
Llogaridhënia e mbajtja e përgjegjësisë, janë shinat ku ka ecur shoqëria e zhvilluar europiane e perëndimore. A do të ishin Parisi, Berlini, Londra, Brukseli, ato qendra vezulluese që janë, nëse kryetarët e bashkive atje do ta merrnin fondin e qytetarëve për vete, e pas kësaj nuk do të ndodhte asgjë?⁹ Atëherë një kryetar tjetër bashkie do të merrte edhe buxhetin, edhe pronat, mbase edhe lirinë.
Këto nuk kanë ndodhur sepse parizienët, berlinezët, belgët, romanët, athinasit, do t’i vinin zjarrin vendit, edhe nëse drejtësia do të bënte të veten e do të funksiononte. Shpirti protestues eshte vlera themelore që europianët ju mësojnë fëmijëve te tyre kur padrejtësia ze vend tek pushtet-ushtruesit. Dhe këte e kanë berë duke ju dhënë shëmbullin prindëror ndër breza duke qënë pjesmarrës në shoqëri nëpërmjet protestave. E pra, protesta është gardhi që ruan vreshtin në një demokraci funksionale.
Tek ne, drejtësia po e trajton butë dhe si koleg Veliajn. Ky është një sinjal që kushdo tjetër pas tij, si kryebashkiak mund të bëjë të njëjtën gjë, pa u merakosur. Ndaj është edhe më shumë detyrë e qytetarëve të ngrihen, të zbatojnë të drejtën e tyre sovrane, të kërkojnë llogari.
Përplasja sot në dyert e bashkisë do t’i shërbejë Tiranës për shumë e shumë vite, shumë më tepër sesa heshtja, qëndrimi në divan e kompromisi. Nëse nuk reagojmë sot, a do të jemi në gjendje ta mbajmë nesër këtë përgjegjësi para fëmijëve tanë, kur të na pyesin, se çfarë bëmë ne pasi një kryebashkiak u kap gafil në vjedhje?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38