Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Agron Alibali
Mësohet se më 1 nëntor 2024 Butrinti i paska kaluar formalisht nën administrim të ashtuquajturit Fondacion të posaçëm për Menaxhimin e Butrintit.
Harta më poshtë paraqet sipërfaqen e konsiderueshme që i kalon “FMB”-së, dhe që vetëm në letër i mbetet shtetit shqiptar. Duke u nisur nga përmbajtja e ligjit 50/2022 dhe akteve përkatëse për Butrintin, mund të thuhet se statusi aktual në Butrint është ai i shtetit brenda shtetit.
Akti i Dorëzimit, ngjarje kjo e pashembullt në rruzullin tokësor, ende nuk është bërë publik, me sa duket për të shmangur reagimet e përligjura të mbarë opinonit.
Njoftimet deri vonë ishin sporadike: një lajm i AADF-së i 12 dhjetorit 2024 për projektin inorganik të Qendrës së Vizitorëve, si dhe një videoklip komercial i shpëlarë me logon e FMB-së, ku disa “vizitorë” uronin Vitin e Ri 2025 nga Butrinti.
Lajmi duket se merr konfirmim zyrtar në fjalën e Kryeministrit të Shqipërisë më 11 janar 2025 në Elbasan, ku ai përmendi edhe Butrintin, dhe ku me ton qartas sarkastik tha: “Mbasi AADF-ja ka grabitur me sukses Butrintin dhe ia ka dalë që të vihet në zotërim të një pasurie kombëtare duke shkelur sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë, tani na është bashkuar për të grabitur edhe Kalanë e Elbasanit…30’00” e 48’53” e video regjistrimit[2]
Lidhur me Butrintin, ka zëra se është larguar nga detyra edhe Drejtori Ekzekutiv i pajtuar në v. 2022. Ndërkohë faqja zyrtare të FMB-së në internet nuk jep informacion. Faqja është e papërditësuar prej kohësh[2], dhe madje ndër anëtarët e Bordit të Drejtorëve gjejmë ende znj. F. T., e zëvendësuar qysh në tetor 2023, ndërkohë që vendi i ish Kryetares së Bordit, E. Margariti, ka mbetur bosh .
Pavarësisht nga këto “ngërçe kibernetike”, si dhe nga toni tallës i z. Rama, duket se shteti shqiptar tashmë është zhveshur nga posedimi, kontrolli, menaxhimi dhe detyra e konservimit të Butrintit, çka parashihet në Marrëveshjen midis Ministrisë së Kulturës dhe FMB-së, të miratuar me Ligjin famëkeq 50/2022, i cili i godit në Gjykatën Kushtetuese.
Shumica në Shqipëri kundërshton transferimin e Butrintit
Mirëpo duket se në Shqipëri ekziston një shumicë – e heshtur dhe e zëshme – që nuk pajtohet me hapat e qeverisë në Butrint dhe tjetërkund.
Edhe vetë Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në çështjen e Butrintit ishte në kufirin minimal të miratimit, 5-4. Kujtojmë se vota që e anoi vendimin në kahjen e kundërt, e deklaruar proceduralisht në fund, ishte ajo e kryetares së përkohëshme të Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj.
Beteja, po e quajmë epike, në Gjykatën Kushtetuese, ishte materializim i përpjekjeve, dhe shqetësimeve mëse katër vjeçare të mbarë shoqërisë shqiptare për pengimin e idesë absurde të R. Hoxhesit[3].
Kazusi i sjellë në Gjykatë ishte mesazh i qartë se opozita në Shqipëri, dhe mund të themi edhe shumica e opinionit publik, ishin kundër përpjekjeve – ende të pashpjegueshme – të AADF-së për të vënë dorë mbi trashëgiminë kulturore shqiptare.
Me sa duket, AADF-ja dhe promotorët e kësaj ideje absurde e fituan një betejë. Por lufta vazhdon, edhe për disa arsye që do t’i shtjellojmë më poshtë.
Së pari, vendimi 4-5 i Gjykatës Kushtetuese për Butrintin nuk do të thotë aspak se Ligji 50/2022 e kaloi “testin e kushtetueshmërisë”, dhe pra qeveria dhe MEKI paskan pasur detyrimin për ta zbatuar.
Ai Vendim anashkaloi thelbin e çështjes, dhe pikërisht rekomandimet e UNESCO-s që:
MEKI të ketë mbikqyrjen “e të gjithë pasurisë” së Parkut Kombëtar;
Butrinti të menaxhohet në mënyrë të bashkërenduar dhe “si një i tërë” [as a whole];
Zona buferike të mbetet pjesë integrale e pasurisë me vlera të jashtëzakonshme universale, dhe
Shteti të zbatojë të gjitha rekomandimet e ICOMOS-it lidhur me Qendrën e Vizitorëve të Butrintit.[4]
Transferimi mund t’i ekspozojë aktorët me përgjegjësi penale
Së dyti, sikurse e kemi shprehur më herët në faqet e kësaj reviste,[5] për mendimin tonë, kalimi i Butrintit nën kontrollin, menaxhimin, shfrytëzimin dhe posedimin e FMB-së është akt i jashtëligjshëm.
Kjo për faktin se Marrëveshja e miratuar me Ligjin 50/2022 që rregullonte transferimin e Butrintit [qëllimisht përdoret koha e pakryer foljore], ka rënë ipso jure nga fuqia qysh më 15 shkurt 2024 për shkak të institutit juridik të dekadencës [prekluzivitetit].[6]
Kësisoj, aksi i transferimit i Butrintit, i kryer në kushtet e paligjshmërisë, mund të ekspozojë me përgjegjësi penale qoftë “dhënësin”, qoftë “marrësin”.
Këtu na duhet të sjellim në vëmendje rolin – deri tash të munguar – të Kontrollit të Lartë të Shtetit [KLSH].
Organizmi i respektuar kushtetues ka të gjitha tagret të auditojë në themel dhe imtësi gjithçka që lidhet me pasurinë publike në Butrint, përfshirë fondet e gjeneruara nga biletat. Madje, në kuadrin e INTOSAI-t, KLSH-ja mund të bashkëpunojë edhe me simotrën e vet në SHBA, General Accounting Office ose GAO, e cila me ligj të miratuar nga Kongresi Amerikan[7] është tërësisht e autorizuar të auditojë të themel dhe imtësi të gjitha Fondet Amerikane të Ndërmarrjeve, si dhe fondacionet legatare, siç është AADF-ja.
Pra, në rastin tonë, GAO do të auditonte 5 milionët e dollarëve të Qendrës së Vizitorëve, kurse KLSH-ja gjithçka tjetër.
Cili do të jetë qëndrimi i administratës së re amerikane ndaj AADF-së?
Statusi i Butrintit me gjasë do të vijojë të kundërshtohet në juridiksionin e brendshëm shqiptar, administrativisht dhe/ose penalisht.
Sidoqoftë, mbetet për t’u parë reagimi i administratës së re në Washington ndaj veprimeve të pashembullta dhe ultra vires [jashtë shinave] të AADF-së në Shqipëri.
Shënojmë se asnjë fondacioni legatar, i ngjashëm me AADF-në në Evropën Lindore, si për shembull, në Poloni[8], Hungari[9] apo Bullgari[10], nuk ka vënë dorë mbi pasuritë publike të trashëgimisë botërore në ato vende. Ndaj edhe obsesioni i AADF-së për trashëgiminë kulturore shqiptare mbetet mister.
Mbetet për t’u parë gjithashtu se si do të trajtohet nga administrata e re amerikane edhe devijimi i pashembullt i AADF-së nga modeli amerikan i menaxhimit të parqeve kombëtare ekskluzivisht nga shteti.
Dihet se në SHBA Parqet Kombëtare që janë pasuri publike menaxhohen ekskluzivisht nga Shërbimi Kombëtar i Parqeve [National Park Service], agjenci shtetërore. Atëhere, si ka mundësi që USAID- ia lejon AADF-së të eksperimentojë në Shqipëri një model që nuk zbatohet kurrkund në Amerikë!?
Po ashtu, mbetet për t’u parë se si do të reagojë administrata e re edhe ndaj përfshirjes së AADF-së në pasuritë publike në Butrint, në Liqenin e Ohrit, Berat, Gjirokastër, Durrës, etj., ndërkohë që AADF-ja është autorizuar me ligj të Kongresit Amerikan për t’u angazhuar vetëm në “zhvillimin e sektorit privat”.
Dhe së fundmi, angazhimi publik i AADF-së në projekte zhvillimore në prag zgjedhjesh politike në Shqipëri – si për shembull në Elbasan në janar 2025, apo në Durrës e Tiranë në maj 2023 -, ngre pikëpyetje të ligjshme lidhur me perceptimin e njëanshmërisë në veprimtarinë e AADF-së në vend.
Fitore si e Pirros
Parë në këtë optikë, “triumfi” i vijës Hoxhes/Granoff/Mata/Carapuli në Butrint i ngjan më shumë një fitoreje si të Pirros.
Ndaj, Beteja e Butrinti nuk mund të quhet aspak e humbur. Kundërshtimet qytetare – që për hir të së vërtetës kanë qenë të hershme në Sarandë, Butrint e Tiranë [11]– pritet të gjallërohen e të zgjerohen më tej.
Duket se çështja e Butrintit tashmë ka marrë edhe dimensionin e vet europian.
Shoqëria civile, ku spikat Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Butrintit, është angazhuar në një lëvizje të përqendruar për denoncimin e shkeljes nga qeveria të nenit 101 të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit [MSA]. Argumenti është se modeli i pashembullt i administrimit “indirekt”, i imponuar në Butrint, ka shkelur kuadrin e bashkëpunimit dypalësh kulturor, të paraparë nga MSA-ja.
Madje edhe procedurat parlamentare për miratimin e dispozitave radikale në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë [27/2018] dhe në Ligjin për Transferimin e Butrintit/A3 [55/2022] ishin, në thelb, “përlarguese” dhe jo “përafruese” me legjislacionin evropian, pasi shmangën këshillimin me Komisionin për Integrimin Europian të Kuvendit si dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Butrinti nën lupën e UNESCO-s
Natyrisht Butrinti pritet të jetë në qendër të vëmendjes edhe në Sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore [KTB], që sivjet do të mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Më 1 shkurt 2025 qeveria do të dorëzojë tek KTB-ja në Paris Raportin për përmbushjen e rekomandimeve dhe detyrave të Vendimit për Butrintin të KTB-së, të miratuar qershorin e v. 2024 në New Dehli, Indi.
Pyetjet që shtrohen janë: a i ka përmbushur qeveria rekomandimet e UNESCO-s që:
MEKI – d,m.th. Shteti Shqiptar – të mbikqyrë të gjithë pasurinë e Trashëgimisë Botërore;
Parku Kombëtar i Butrintit, përfshirë zonën buferike, të menaxhohen si një e tërë, dhe jo copa-copa [pika 8];
Qendra futuristike e Vizitorëve – e trumbetuar me të madhe nga AADF-ja – të MOS cenojë vlerat e jashtëzakonshme universale të Butrintit [pika 10]?
Ndaj Sesioni i 47–të i korrikut 2025 në Sofje merr rëndësi të jashtëzakonshme për vetë statusin e ardhshëm të Butrintit.
Shpërfillja kronike e rekomandimeve të UNESCO-s – sikurse ka ndodhur me Liqenin e Ohrit[12] – dhe cenimi i mundshëm i vlerave të jashtëzakonshme universale të Butrintit si pasojë e veprimeve kryeneçe të AADF-së mund të sjellin riklasifikimin e Butrintit dhe inskriptimin e tij në Listën e Pasurive të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
Plani B i autoriteteve shqiptare
Never say never, thotë një shprehje e njohur në gjuhën angleze. Për gjithë sa më sipër, do të ishte e udhës që autoritetet shqiptare të gatiten edhe për Planin B: d.m.th. tërheqjen e mundshme të AADF-së nga Butrinti – si dhe nga të gjitha pasuritë e trashëgimisë kulturore në Shqipëri, ku AADF-ja ka vënë dorë duke vepruar jashtë shinave të ligjit amerikan. [Kjo, pasi ndërhyrja e AADF-së në trashëgiminë kulturore pasuri publike të Shqipërisë nuk përbën “zhvillim të sektorit privat”, siç është mandati i miratuar nga Kongresi Amerikan].
Ironikisht, këto ditë u shpall njoftimi se Shqipëria tashmë mund të përfitojë fonde edhe nga Millennium Challenge Corporation [MCC]. Ky përbën një hop cilësor në marrëdhëniet dypalëshe, që mund të ngrejë pikëpyetje për rolin, fushëveprimin dhe kohëzgjatjen e mëtejshme të AADF-së në Shqipëri. E thënë figurshëm, kur në Shqipëri të vjen një lojtar me PhD – siç është MCC-ja, pse do të nevojitej një tjetër dukshëm nën atë nivel?
Plani B në Butrint do të lypte përgatitjen e strukturave shtetërore të plota, drejtuese, menaxhuese, hulumtuese e konservuese, si në Butrint ashtu edhe gjetkë, ku specialistët vendas, të brezit të Apollon Baçes, Neritan Cekës, etj., por edhe të brezit të drejtorëve të përparshëm të Parkut Kombëtar të Butrintit, si dhe të brezit të studiuesve të rinj të dalë nga Shkolla Shqiptare e Arkeologjisë, do të mund të luajnë rol kryesor e parësor në Butrint, në përputhje me dispozitat, parimet, frymën dhe praktikën e Konventës së Parisit të v. 1972.
Këto struktura, brenda dhe jashtë sistemit të Akademisë së Shkencave, por në bashkëpunim edhe me pushtetin vendor, do të duhet të ishin menjëherë të gatshme të rimerrnin në posedim, kontroll, menaxhim e përdorim Butrintin, sikurse kanë bërë me sukses edhe më parë, mjaft të kujtojmë nxjerrjen më 2005 nga Lista e Pasurive të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38