Flash News

KRYESORE

Paketa anti-shpifje/ Lela: Projektligji drakonian, kushdo në pushtet do ta përdorë kundër medias

Paketa anti-shpifje/ Lela: Projektligji drakonian, kushdo në pushtet do ta

Analisti Alfred Lela është i shqetësuar për projektligjin anti-shpifje se do të censurojë median në vend.

Ai parashikon se nga kjo paketë, do të përfitojnë partitë politike, që me të ardhur në pushtet, do ta përdorin për t’i mbyllur gojën mediave kundërshtare.

“ Kush do të jetë në pushtet, e nuk ka për të qenë një parti e vetme, ka për ta përdorur ligjin si formë censurimi për mediat kundërshtare. Censura është fjala e madhe këtu. Ky është një ligj që kthen në kohën pas. Shqetësimi im është se kushdo që do të vijë në pushtet, do ta përdorë kundër medias. I jep AMA-s të drejtën për të dhënë e për të mbyllur licenca.”, tha lela në “Real Story” në News 24.

Ai më pas shtoi se nuk ka pse të bëhen krahasime me Suedinë dhe SHBA-në.

“Kush është Këshilli i Ankesave që do të marrë këto vendime për lajmet jokorrekte? Kush janë këta njerëz? Ne e dimë se si ndërtohen institucionet tona. Administrata publike është me njerëz që vijnë o nga njëra parti, apo nga tjetra. Duhet ta pranojmë. AMA konstituohet me përfaqësues të partive. Atëherë si do të jetë ky Këshilli i Ankesave?”

Analisti ka përshtypjen se projektligji do të bëhet ligj, pavarësisht se kundërshtia është shumë e madhe.

“Ne gazetarët shqiptarë jemi në konflikt interesi, sigurisht do të mbrohemi të reagojmë në mënyrë mbrojtëse. Ne jemi fajtorë, kemi pjesën tonë të fajit.

Dua të them që komuniteti ndërkombëtar, të gjitha organizmat e shoqërisë civile dhe mbrojtjes së të drejtave e lirive të shprehjes, shoqatat e gazetarëve në Evropë, botë , janë të gjitha bashkë kundër projektligjit.

Pra, edhe nëse na paragjykon publiku, se kemi një interes, gazetarët e huaj nuk kanë interes përveç lirisë universale të shprehjes dhe të shtypit të lirë.

Projektligji është drakonian. E merr AMA-n dhe e bën diçka tjetër, për interes të këtij ligji. Me ka trembur edhe fjala përmbarim. “

Të fundit