Flash News

KRYESORE

Palmer i ka objektivat e qarta për Shqipërinë, i vendosur për t’ia arritur

Palmer i ka objektivat e qarta për Shqipërinë, i vendosur

Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mathhew Palmer, nga Mali i Zi tha se do të punojë që të çelen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në BE.

Deklarata e tij u bë në Podgoricë gjatë takimeve me presidentin Milo Gjukanoviç, kryeministrin Dushko Markoviç si dhe zyrtarë të tjerë të Malit të Zi.

“Përparësi e imja janë hapja e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, rihapja e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si dhe gjetja e një zgjidhjeje për funksionalizimin e Bosnjës dhe Hercegovinës”, tha zyrtari amerikan gjatë takimit me presidentin Gjukanoviç, njofton presidenca malazeze.

Bisedimet janë pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Të fundit