Flash News

KRYESORE

PD tryezë për paketën ‘anti-shpifje’, Basha: Do ta zhbëjmë sapo të vijmë në pushtet, ligj censuron fjalën e lirë

PD tryezë për paketën ‘anti-shpifje’, Basha: Do ta

Partia Demokratike organizon sot tryezën për lirinë e medias për të kundërshtuar ligjet e censurës të propozuar nga qeveria. Në tryezë marrin pjesë përfaqësues të medias, kryetari i PD, Lulzim Basha dhe drejtuesit e koalicionit te opozitës.

Gjatë fjalës së tij, Basha e ka cilësuar paketën e propozuar nga mazhoranca si një ligj që cenon lirinë e fjalës dhe për këtë ka premtuar se do ta zhbëjë sapo të vijë në pushtet.

“Pa irinë e medias nuk ka liri politike. Ketu jemi si partnere ne nje interes, ne interesin e informimit te qytetareve. Mosinformimi dhe keqinformimi eshte objektiv i qeverise dhe Rames, arrestimeve, presioneve financiare duke ngushtuar informimin. Kjo eshte nje vije e kuqe e papranueshme per ne Partine Demokratike dhe opoziten e bashkuar. Kjo eshte nje lufte e shpallur kunder lirise se medias. Qeveria po propozon nje per te instaluar censuren. Objektivi yne eshte ti japim vendit nje kuader ligjor per ti mbyllur deren tranzicionit ndaj medias dhe per ta zhvendosur ne standarde europiane ne praktika te autonomise dhe lirise se shprehjes. Nese çmenduria çohet deri ne fund ne parlamentin e cunguar, opozita nuk do ta njohe dhe sapo te kete mundesine e qeverisjes per ta zhbere kete legjislacion bashke me shoqatat e gazetareve te pezullojmë cdo mase te tille arbitrare. Shteti nis kryesine e OSBE me nje sjellje rrugacerore dhe kriminale, kunder lirise se medias.

Mirënjohje per institucionet ndërkombëtare qe i jane përgjigjur shqetësimit tuaj si gazetare dhe thirrje per te gjithe per tu bashkuar ne kete kauze qe eshte e medias dhe gazetareve dhe medias por mbi e gjitha e qytetareve. Ne na bashkon interesi publik”, u shpreh Basha.

Të fundit