Flash News

KRYESORE

Përçarje në KQZ, 3 anëtarë kundër Denar Bibës: U shkel Kodi Zgjedhor me listat, 3 maji shpikje e kryetarit

Përçarje në KQZ, 3 anëtarë kundër Denar

Tre anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmanaj Klement Zguri dhe Vera Shtjefni janë shprehur kundër vendimit për pranimin e listave të kandidatëve më datë 29 prill. Këta tre anëtarë i konsiderojnë deklaratat e dy ditëve të fundit të KQZ-së si qëndrime personale të kryetarit Denar Biba, që nuk kanë lidhje me vendimarrjen e institucionit.

Sa i përket afatit të 3 majit, i vendosur si limit për regjistrimin e listave, anëtarët e KQZ-së shprehen se kjo është në shkelje të hapur me Kodin Zgjedhor.

Reagimi i tre anëtarëve të KQZ:

Tre anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), informojnë opinionin publik se deklaratat e KQZ të ditëve të fundit (datat 29 dhe 30 prill 2017) nuk përfaqësojnë asnjë vendimarrje të KQZ. Ato janë qëndrime personale në kundërshtim më misionin e KQZ-­së, si organi më i lartë shtetëror, i ngarkuar nga ligji zgjedhor për administrimin e zgjedhjeve, si edhe jane tejkalim flagrant i kompetencave të kryetarit të këtij organi.

Fatkeqësisht në deklaratën e datës 29 Prill 2017, jashtë mbledhjes së KQZ dhe në tejkalim të çdo kompetence ligjore, në emër të KQZ, është bërë një interpretim subjektiv i nenit 67 të Kodit Zgjedhor, duke vendosur që “afati i regjistrimit të listave shumemërore të kandidatëve të partive politike, të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e datës 18 qershor 2017 […] korrespondon me datën 29 prill 2017”, pavarësisht se në çdo përllogaritje kjo datë duhej të ishte 28 prill 2017, në mesnatë. Rrjedhimisht, çdo regjistrim për lista të paraqitura nga subjektet tej këtij afati është nul, i paligjshëm dhe i pavlefshëm.

Në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor, përmes një deklaratë të dytë (dt 30.4.2017), kryetari i KQZ shpik norma të reja ligjore duke vendosur një afat tjetër ligjor për regjistrimin e subjekteve zgjedhore/listave të kandidatëve, datën 3 maj 2017, kur dihet që ky afat ka mbaruar prej më shumë se 20 ditësh. KQZ nuk mund të krijojë apo ndryshojë afatet ligjore zgjedhore që i ka caktuar Kodi Zgjedhor përmes deklaratave por duhet vetëm t’i zbatojë ato.

Shprehim shqetësim të thellë që këto qëndrime të përsëritura po kompromentojnë misionin e KQZ duke i dhënë KQZ, një pozicion partizan, të anshëm, në shërbim të mazhorancës politike aktuale. Nëse vazhdohet me këto qëndrime KQZ rrezikon të dëmtojë rëndë procesin zgjedhor.

Të fundit