Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Përforcohen qëndrimet e ndërkombëtarëve: Vlefshmëria e votimeve vendoset nga Gjykata Kushtetuese
Ndërkombëtarët ndodhen në terren për të vëzhguar procesin e votimit, i cili është i pazakontë për Shqipërinë, pasi për herë të parë në periudhën post-demokratike merr pjesë vetëm një parti. Ashtu si OSBE dhe BE, edhe ambasadori britanik, Duncan Norman, ka parë nga afër atë që po ndodh.
“Sigurisht është një situatë e pazakontë, nuk ndodh shpesh që të shkohet në votime pa i dhënë votuesve që të zgjedhin midis disa alternativa. Por nuk na takon ne për të bërë vlefshmërinë e këtyre votimeve. I takojnë Gjykatës Kushtetuese. Ne jemi këtu për të vlerësuar, për të ndjekur procesin dhe për të parë situatën", deklaroi ai një qendër votimi në Kamzëz.
Të njëjtën gjë theskoi të premten edhe Zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer që nënvizoi se i takon Gjykatës Kushtetuesë të vendosë për vlefshmërinë e tyre ose përsëritjen e tyre. ”... Por kjo nuk do të thotë që zgjedhjet nuk duhen zhvilluar. Pas zgjedhjeve, do të ketë mundësi që të krijohet Gjykata Kushtetuese, është plotësisht e mundur që Gjykata të vendosë që zgjedhjet duhen përsëritur, por kjo i takon Gjykatës ta vendosë dhe jo politikanëve të veçantë”.