Flash News

KRYESORE

Përplasja me Ulsi Manjën në komision, gazetarët braktisin mbledhjen: Na fyeu dhe po bën gjueti shtrigash

Gazetarët dhe operatorët e televizioneve kanë braktisur në shenjë protestë mbledhjen e Komisionit të Ligjeve pas përplasjes me kryetarin Ulsi Manja. Shkak janë bërë dyshimet e Manjës se kameramanët  po xhironin telefonat e deputetëve në sallë.

Manja ka ndërprerë mbledhjen dhe ka fyer operatorët e pranishëm, si dhe ka kritikuar punën e gazetarëve.

Esiona Konomi, gazetare e Report Tv, ka publikuar fotot nga korridoret e Kryesisë së Kuvendit ku ironizon deklaratat e socialistit Manja.

Duke protestuar ndaj kryetarit te Komisionit të Ligjeve, i cili fyeu operatorët e televizioneve. Z. Manja ndërpreu mbledhjen sepse dyshoi që kameramanët po xhironin telefonat e deputetëve. Gjuha e toni i papërshtatshëm e fyes na detyroi të braktisim të gjithë mbledhjen dhe po "shijojmë" korridorin e Kuvendit teksa z. Manja po bën moral brenda mbledhjes mbi punën tonë, se të tijen e kryen me dinjitet. Prokurori në krye të ligjeve nuk e evidentoi dot kolegën qe kishte vendosur fokusin mbi celularin e Baba Takut. Dhe bëri gjueti shtrigash...”, shkruan Konomi.

Nuk është hera e parë që Ulsi Manja fyen dhe kërcënon gazetarë dhe analistë. Duke ndjekur shembullin e kryeministrit Edi Rama, Manja ka kërcënuar edhe analistin Fatos Lubonja me arrestim, për shkak të deklaratave kundër qeverisë dhe klasës politike në tërësi.

Të fundit