KRYESORE

“Plagjiaturisti Demo kandidat për bashkinë Berat”, Taulant Muka tregon telefonatën e Ramës: Fjalor ordiner!

Ervin Demo, ish zv.ministri i Arsimit i cili u largua pasi iu bë publike plagjiatura e diplomës, sipas Taulant Mukës do të kandidojë për bashkinë e Beratit.

Pas një statusi në Facebook të Taulant Mukës, ku denonconte rastin, studiuesi shkruan se ka marrë një telefonatë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka përdorur “fjalor ordiner” ndaj tij.

“Mesuesi i vizatimit Edi Rama me telefonon sepse nuk ka gelltitur ende shuplakat qe i kam dhene me doreheqjen nga posti i zv/Ministrit! Me nje fjalor ordiner, aspak i denje per nje kryeminister tregon edhe njehere degjenerimim mendor, shpirteror dhe intelektual te kryeministrit te vendit! Telefonata e tij erdhi pas demaskimit qe i bera dje takimit te tij ne Berat ku emeroi plagjiaturistin dhe njeriun pa diplome Demo kryetar bashkie! Ne takim kishte permendur emrin tim se shpifja per plagjiaturat, dhe se Demo do fitonte gjyqin inekzistent (por propagande) ndaj meje. Na fakt mashtruesi i vetem ketu eshte kryemimistri, dhe te mos nxehet nga pergjigja qe shtepia botuese ka konfirmuar plagjiaturen e Demos, dhe denimin qa ai mund te marre si kopjac intelektual!

Edi Rama do mbahet mend si kryeministri qe mban deputete dhe ministra me diploma me qera, dhe si misherimi me perfekt i kakistokracise! Ai nuk e do intelektualin dhe as zhvillimim social dhe ekonomik te shoqerise Shqiptare!

Edi Rama eshte vete shkaterrimi!”

Statusi i Taulant Mukës për Demon: 

"Edi Rama sot ne mbremje ka qene ne Berat dhe ka zyrtarizuar njeriun plagjiature dhe pa diplome per kryetar bashkie ne Berat! Rama tregon edhe njehere qe semundja e vete per pushtet nuk njeh kufi! Madje Edi Rama ka permendur dhe emrin tim dhe ka mashtruar, por neser ja numeroj une te vertetat!"

Të fundit