POLITIKOFF

Çun Lajçi jep lajmin e trishtë: Do t’me mbetet peng që s’do ta ndëgjoj zanin e lahutës

Çun Lajçi jep lajmin e trishtë: Do t’me mbetet peng

Aktori i njohur shqiptar Çun Lajçi ka dhënë se fundmi lajmin e trishtë për shëndetin e tij. Muzikant, autor dhe aktivist Lajço ka treguar se po humbet dëgjimin.

Aktori tregon se në një kontroll rutinor ka marrë vesh se ka humbur plotësisht dëgjimin në njërin vesh, ndërsa në zërin tjetër dëgjimi i tij ishte vetëm 30%.

Lajçi tha se ishte gati për ta humbur plotësisht dëgjimin dhe gjëja e vetme për të cilën do të trishtohej më shumë, ishte fakti që s’do t’i dëgjonte më tingujt e lahutës.

“E trisht

Isha ne nji kontrollë rutinore për vesh

Dhe

Fatkeqësisht njeni vesh papritmas e ka humbë ndëgjimin.

Tjetri edhe 30% funkcionon!

Pse?

S’e diti as doktori!

Nese m’shurdhohet edhe ky tjetri, do t’me mbetet peng që s’do ta ndëgjoj zanin e lahutës e s’do t’mundem me knua ma!

Për tjetër gja shnosh!

Nëse s’e kthej kryet kur t’me thirrni n’rrugë

Mos u hatroni

S’e kam nga mendjemadhësia. E trisht!”.

Çun Lajçi jep lajmin e trishtë: Do t’me mbetet peng

 

Të fundit