Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Mirëmëngjes!
Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]
■ Novavax, një kompani bio-teknologjike me bazë në ShBA, filloi provat njerëzore për një vaksinë koronavirus në Australi të martën. Rreth një duzinë vaksinash janë në fazat e hershme të testimit, dhe nuk është ende e qartë nëse ndonjëra do të jetë efektive dhe e sigurt.
■ Aplikacionet e përdorura për të gjurmuar qytetarët kinezë që mund të përhapin virusin janë duke u bërë një element i përhershëm i jetës së përditshme, gjë për të cilën avokatët e privatësisë shqetësohen se do të përdoren në mënyra gjithnjë e më invazive.
■ Një raport mbi azilet e pleqve në Kanada, të cilat kanë qenë të lidhura me shumicën e vdekjeve të koronavirusit atje, ka hedhur dritë mbi neglizhenca shqetësuese.
■Bisedimet ndërkombëtare që synojnë të zvogëlojnë kërcënimin e ndryshimit të klimës ka shumë të ngjarë të vonohen për një vit për shkak të pandemisë. Shtyrja e bisedimeve mund të çojë në kosto më të larta mjedisore në të ardhmen, ndërsa qeveritë merren me rikuperimet.
■Lufta në Afganistan: Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë po planifikojnë të informojnë Presidentin Trump për opsionet për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Afganistani, përfshirë një afat kohor për tërheqjen para zgjedhjeve presidenciale.
■Twitter: Sajti shtoi opsionet për të reaguar ndaj pasaktësive në tweet-et e Trump, për herë të parë të martën, një ndryshim i madh në mënyrën se si trajtohet presidenti.
■Nafta nga Irani: Një cisternë nafte ka lundruar drejt Venezuelës nga Irani, e para prej pesë anijeve që pritet të mbërrijë në një vend kaq në nevojë për benzinë sa ankorimi i një cisterne të vetme u përshëndet nga zyrtarët e qeverisë si fitore.
■Episodi i Central Park: Një grua e bardhë u pushua nga puna, pasi një vidoeje ku shihet të thërrasë policinë kur një burrë me ngjyrë i kërkoi të lidhte qenin, u bë virale - duke shkaktuar diskutime të forta për pasojat e raportimit të rremë të afro-amerikanëve.
■Pas frikës së rikthimit të Covid-19, autoritetet shëndetësore kineze në Wuhan arritën të administrojnë 6.5 milion teste për koronavirusin në më pak se dy javë. U zbuluan vetëm rreth 200 raste infeksionesh.
■Publiku po i kthehet kundër kryeministrit të Britanisë, ndërsa protestat vazhduan për një udhëtim prej 260 miljesh, që ndihmësi i tij më i ngushtë bëri gjatë karantinës. Dy sondazhe treguan erozion të mbështetjes për Johnson-in dhe kundërshtim ndaj Cummings. Disa analistë sugjerojnë se kjo mund t’i dëmtojë politikisht konservatorët.