Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

Armenia ka shpallur gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm ushtarak pas përplasjeve në Nagorni-Karabak, një rajon i shkëputur i cili është brenda Azerbajxhanit, por drejtohet nga armenët etnikë.

Zvicra i ka thënë “jo” me shumicë të madhe votash nismës së të djathtës populiste për daljen nga hapësira e përbashkët europiane për lëvizjen e lirë.

■ Teksa testet pozitive të virusit arritën kulme të reja, zyrtarët izraelitë iu lutën publikut të zbatonin masat e bllokimit ndërsa i afrohehsin festës së Yom Kippurit.

■ Turneu i tenisit French Open filloi në Paris pavarësisht nga një rritje e fundit e rasteve të koronavirusit që kufizoi shikuesit në 1,000 në ditë.

■ Në Madrid, rreth 1.000 protestues dolën në rrugë të dielën për të kërkuar dhënien fund të një bllokimi të pjesshëm të vendosur nga qeveria rajonale.

■ Pa kufizime të mëtejshme, Britania mund të përfundojë "e kapur në një cikël valësh epidemie", paralajmëroi një anëtar i bordit këshillimor shkencor të qeverisë.

■ Me shkollat e mbyllura për shkak të pandemisë, fëmijët po bëjnë punë të paligjshme dhe shpesh të rrezikshme në Indi dhe në vendet e tjera në zhvillim, potencialisht duke zmbrapsur vitet e përparimit në lëvizjen sociale dhe shëndetin publik.

■ Xi Jinping, presidenti kinez, përshkroi politikat e tij në rajonin autonom të Xinjiang si një sukses "plotësisht korrekt" dhe u zotua të bënte më shumë për të ngulitur identitetin kombëtar kinez "thellë në shpirtin" e Ujgurëve dhe pakicave të tjera kryesisht myslimane.

■ Zvicra është vendi i fundit në Europën Perëndimore që miraton një ligj që mandaton lejen e atësisë, duke mposhtur kundërshtimin e fortë konservator ndaj propozimit.

Të fundit