Flash News

KRYESORE

Premtimi për pagë minimale 400 euro, Kulluri ironi me fjalët e Bashës: Më parë do rrëzoj Ramën 4 herë që ta lerë vetë pushtetin

Premtimi për pagë minimale 400 euro, Kulluri ironi me fjalët e

Edvin Kulluri, ish-anëtar i këshillit kombëtar të PD-së, përmes një statusi në ‘Facebook’ ironizon premtimet e Lulzim Bashës, i cili sot nga Kongresi i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë tha se nëse vjen në pushtet, brenda 6 muajve të parë të qeverisjes do të rrisë pagën minimale në 300 euro, kurse deri në fund të mandatit, paga minimale do shkojë në 400 euro.

"Sapo te behem kryeminister do vendos pagen minimale 637 euro! Do shkaterroj oligarket(sapo tu marr dhe pak leke baxhanaku), do bej autostraden Selanik-Milano, do rris cmimin e kungullit me 85 dollare kg dhe do ul cmimin e naftes me 12 leke litrin! Si do arrij keto do pyesin njerezit?

Hic, kam deshire dhe deshirat nuk i ndalon dot askush dhe asgje! Ja kaq eshte! Por me pare do e rrezoj Ramen 4 here dhe do bej 5 marrevshje me te qe te me lere vete pushtetin! Se po u nxeha do kendoj internacionalen me megafon dhe te gjeje vend e te futet!" shkruan Kulluri.

Ndërsa Basha sot deklaronte në Kongresin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura:

“Na duhet një ndryshim i ri shpejt. Një plan i ri, vizion si të dalim nga kjo gjendje kolapsi total dhe të lëvizim drejt një destinacioni të mundshëm për të gjithë.

Opozita e bashkuar dhe PD e ka këtë plan, vizionin për një Shqipëri evropiane e bashkë me ekspertët më të mirë kombëtar e ndërkombëtar po bëjmë gati shpalosjen e këtij vizioni në konsultim të plotë me faktorët, pa dyshim një ndër to është partneri ynë i parë në demokracinë 30 vjecare bashkimi i sindikatave të pavarura të Shqipërisë.”

Të fundit