Flash News

KRYESORE

Presidenti konfirmoi sot lajmin e Politiko.al: Në qershor kishte një 'sekret' që nuk ua tregoi Ambasadorëve

Presidenti konfirmoi sot lajmin e Politiko.al: Në qershor kishte një

Presidenti Meta në seancën e sotme dëgjimore në Komisionin parlamentar të Ligjeve ka thënë se ai kishte informacione të klasifikuara 'sekret' që e shtynë të zhdekretonte 30 qershorin si datë zgjedhjesh.

Kreu i shtetit foli për një plan për të djegur Kuvendin, duke përmendur edhe Rajshtagun, parlamentin gjerman, djegia e të cilit u shfrytëzua nga nazistët e Hitlerit për të marrë kontrollin e Gjermanisë.

Një iformacion të tillë Presidenti e ka ndarë edhe me Ambasadorët e huaj, në një takim në fund të qershorit, siç raportonte Politiko.al. Sipas këtij lajmi, bazuar në burime diplomatike, Meta në takimin me diplomatët e huaj ka thënë se është i shqetësuar për sigurinë  kombëtare i mbështetur në informacionet sekrete që zotëronte. / Politiko.al

Të fundit