Flash News

KRYESORE

Presidenti sulmon “shtetin e propagandës”, argumenton vendimin për “zhdekretimin”

Presidenti sulmon “shtetin e propagandës”, argumenton vendimin

Presidenti Ilir Meta deklaroi se shteti i propagandës ka përhapur informacione të pavërteta, të cilat kanë turbulluar gjykimin e shqiptarëve, ndërsa argumentoi vendimin tij për dekretimin e datës 13 tetor, për zhvillimin e zgjedhjeve të reja vendore.

“Jetojmë në dy shtete, atë të proppagandës dhe në shtetin e së drejtës. Besoj se përfaqësoj shtetin e së drejtës, nisur nga sjellja ime. E dini sa propagandë të njëanshme ka në shtetin e propagandës. aty thuhet se kreu u shteti nuk ka të drejtë të zhdekretojë.

Unë nuk kam zhdekretuar si president. Kam të drejtë që të nxjerr dekrete referuar Kushtetutës. Kuvendi ka të drejtë të nxjerrë ligje, pra të nxjerrë ligje për të shfuqizuar ligjin. Qeveria ka të drejtë të nxjerrë vendime për të shfuqizuar vendimet. Nuk mund të bëhem pjesë e shtetit të propagandës, nuk ma lejon përgjegjësia.

Nuk kemi të bëjmë me zhdekretim, kemi të bëjmë me dekret për shfuqizimin e dekretit. Njësoj si parlamenti nxjerr ligj për shfuqizimin e ligjit. Komisioni i Venecias është tepër i rëndësishëm, nuk bazohet në propagandë, por i ka shërbyer deri tani pikërisht forcimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.”, tha Meta për mediet në konferencë për shtyp.

Kreu i shtetit shtoi se Komisioni i Venecias i ka përcaktuar qartë funksionet e secilit institucion në Kushtetutë.

“E drejta për dekretet për zgjedhjet, i takon vetëm Presidentit. Kushtetuta nuk lejon që të kontrollohet nga institucionet e tjera, i takon vetëm Presidentit.

Komisioni i Venecias, jo rastësisht ia ka dhënë këtë të dejtë presidentit dhe nuk e ka ndarë me parlamentin.

Se parlamenti mund të vendosë të zgjasë mandatet, do ishte krizë në demokraci.”, tha presidenti.

Të fundit