Flash News

KRYESORE

Prezantohet juria zyrtare e "Kënga Magjike 2019"

Prezantohet juria zyrtare e "Kënga Magjike 2019"
'Kënga Magjike' është një ndër festivalet më të rëndësishme të vitit dhe shumë i ndjekur. Të shumtë janë artistët që e shohin si një festival potencial për të promovuar karrierën e tyre e për t`u nderuar me çmime për muzikën që sjellin. Çdo vit ky festival sjell risi sa i përket artistëve, por edhe jurisë. Kush do të jetë pjesë e jurisë këtë vit? Në puntatën e parë të së dielës shqiptare është zbuluar zyrtarisht edhe juria e Këngës Magjike 2019. Ata janë: Enkel Demi, Arben Skenderi, Armend Rexhepagiqi, Jonida Maliqi, Dj Miss Rose dhe Dj Stone (Erida dhe Arbri Kadena). Formula e votimit është ndryshuar këtë vit dhe fituesin do ta zgjedhin, artistët pjesëmarrës, por edhe publiku. Ndërkohë juria do të vendosë për artistët e rinj të cilët marrin statusin BIG, nëse arrijnë të pëlqehen nga 6 anëtarët e jurisë.
 
View this post on Instagram
 

Juria e Kenga Magjike 2019 #enkeldemi @arbenskenderi @armendrexhepagiqi @jonidamaliqi @djmissrose @stonedeejay

A post shared by Kënga Magjike (@kengamagjikeofficial) on

Të fundit