Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Nga Jens Stoltenberg dhe Angelina Jolie/ The Guardian
E gjitha dhuna kundër grave tradhton premtimin themelor të Kartës së OKB-së për të drejtat dhe dinjitetin e barabartë për gratë. Është një nga arsyet kryesore përse gratë mbesin në një pozicion vartës në raport me burrat në pjesën më të madhe të botës.
Kur kjo dhunë kryet si një akt lufte, ajo thith familjet, krijon zhvendosje masive dhe e bën paqen dhe pajtimin shumë më të vështirë për t'u arritur. Në fakt, shpesh është projektuar shprehimisht për t’i arritur këto qëllime si pjesë e një strategjie ushtarake.
Pavarësisht se është e ndaluar nga e drejta ndërkombëtare, dhuna seksuale vazhdon të përdoret si taktikë lufte në konflikte të shumta nga Burma në Ukrainë dhe nga Siria në Somali. Ajo përfshin përdhunime në masë, përdhunimin e grupeve, skllavërinë seksuale dhe përdhunimin si një formë torture, spastrimi etnik dhe terrorizmi. Ajo në masë të madhe tregon se përse shpesh është më e rrezikshme të jesh një grua në një luftë sot sesa të bëhesh ushtar.
Në rolet tona të ndryshme ne kemi parë se si konfliktet në të cilat organet e të drejtat e grave ndodhen, abuzohen sistematikisht, shkaktojnë plagë më të thella dhe janë shumë më të vështirë për t'u zgjidhur dhe për t’u kapërcyer. Përfundimi i dhunës me bazë gjinore është pra një çështje jetike për paqen dhe sigurinë, si dhe për drejtësinë sociale.
Aleanca e NATO-s u themelua për të mbrojtur jo vetëm sigurinë, por edhe lirinë e popujve të saj: në fjalët e Presidentit Harry Truman, ajo shihej si "një mburojë kundër agresionit dhe frikës nga agresioni".
Për gati 70 vjet NATO ka funksionuar si mbrojtje kolektive kundër kërcënimeve ushtarake. Por edhe për mbrojtjen e demokracisë, lirisë individuale, sundimit të ligjit dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Ne besojmë se NATO ka përgjegjësinë dhe mundësinë që të jetë mbrojtëse kryesore e të drejtave të grave.
Në veçanti, ne besojmë se NATO mund të bëhet liderja globale ushtarake në parandalimin dhe dhënien e përgjigjeve ndaj dhunës seksuale në luftëra, duke u mbështetur në pikat e forta dhe aftësitë e vendeve anëtare të saj dhe duke punuar me vendet e shumta partnere.
Gjatë muajve të ardhshëm ne do të punojmë së bashku dhe me të tjerët për të identifikuar mënyrat me të cilat Nato mund të forcojë kontributin e saj në mbrojtjen dhe pjesëmarrjen e grave në të gjitha aspektet e parandalimit dhe zgjidhjes së konflikteve.
Së pari, duke u mbështetur në përkushtimin e NATO-s për të integruar çështjet gjinore në të menduarit e saj strategjik si pjesë e vlerave të saj dhe përforcimin e një kulture të integrimit të grave në të gjithë organizatën, duke përfshirë pozicionet udhëheqëse.
Udhëheqësit e lartë ushtarakë të NATO-s, kanë një rol jetësor për të luajtur në modelet pozitive dhe promovimin e rolit të grave në ushtri.
Së dyti, duke ndihmuar në ngritjen e standardeve të ushtarakëve të tjerë. NATO-ja dhe vendet aleate janë përfshirë çdo ditë në trajnimin e ushtrive partnere në mbarë botën. Ne duam të shqyrtojmë mënyrat në të cilat mund të forcohet trajnimi ekzistues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe civilëve, përfshirë dhunën seksuale.
Së treti, NATO ka zhvilluar praktikat standarde të veprimit për ushtarët në terren, të trajnuar përmes stërvitjes së detyrueshëm para-rreshtit. Standardet dhe trajnimet nuk janë përgjigja e vetme, por ato sigurojnë që personeli të njohë mënyrat e ndryshme në të cilat gratë dhe vajzat ndikohen nga konflikti dhe janë të trajnuar për parandalimin, njohjen dhe reagimin ndaj dhunës seksuale dhe gjinore.
Kjo është një pjesë jetike për të ndihmuar në krijimin e ndryshimeve të qëndrueshme kulturore, duke përfshirë dëbimin e miteve që ushqejnë dhunën seksuale dhe thellimin e të kuptuarit të qendrës së mbrojtjes dhe të drejtave të grave në krijimin e paqes dhe sigurisë së qëndrueshme.
Së katërti, NATO tashmë përdor këshilltarë gjinorë për komunitetet lokale në Kosovë dhe Afganistan, ndërsa ushtaret femra të NATO-s janë në gjendje të arrijnë dhe të angazhohen me komunitetet lokale. Ndërgjegjësimi më i madh për rolin që luan gjinia femërore në luftëra përmirëson efektivitetin operativ ushtarak dhe çon në një siguri më të mirë. Forcimi i kësaj kulture mund të ndihmojë vetëm kontributin e NATO-s në paqen dhe sigurinë gjatë një periudhe afatgjatë.
Së pesti, Raportimi mbi dhunën seksuale në luftëra është tani një nga detyrat e komandantëve të NATO-s. NATO po krijon gjithashtu një sistem raportimi për të regjistruar rastet e dhunës me bazë gjinore në përputhje me Marrëveshjet e Analizës dhe Raportimit të Monitorimit të OKB-së.
Me këto të dhëna, të cilat do të ndahen me OKB-në, ushtarët e NATO-s do të jenë në gjendje të dallojnë modelet dhe trendet në mënyrë që ata të jenë në gjendje të reagojnë më shpejt për të parandaluar dhunën e mundshme. Duke raportuar krimet dhe punën mbështetëse për t'i sjellë autorët para drejtësisë, NATO mund të sfidojë kulturën e mosndëshkimit, duke përfshirë edhe udhëheqësit e lartë dhe ata që janë më përgjegjës.
Aleatët e NATO-s janë angazhuar fuqishëm që t'i vënë këto çështje para dhe në qendër çdo ditë, në mënyrën që t’i ushtrojnë ushtarët, në mënyrën e veprimit në terren dhe në mënyrën se si do të ndërveprojnë me civilët që gjenden në zona lufte.
Ne gjithashtu do të kërkojmë veprime më të bashkërenduara në botën e gjerë. Duke punuar së bashku me biznesin, shoqërinë civile dhe qeveritë.
/Politiko.al