Flash News

KRYESORE

Publikohen datat e konkurseve për infermierë, 416 vende të lira pune

Publikohen datat e konkurseve për infermierë, 416 vende të lira

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar sot listat e infermierëve, fizioterapistëve dhe teknikëve të imazherisë me vlerësimin paraprak te plotësimit te kritereve ligjore.

Kandidatët dhe të gjithë të interesuarit kanë 5 ditë kohë për ankimim për pikët duke filluar që sot dhe pas pesë ditëve për shqyrtimin e ankesave.

Me date 29 mars do të përpilohet lista me renditjen përfundimtare të kandidatëve që do të futen në testim. Pas kësaj do të zhvillohet testimi me shkrim i cili për shkak të numrave është menduar të zhvillohet ne katër qarqe, përkatësisht në Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë.

Në një deklaratë për media, zëvendës Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se pas fazës së parë të shpalljes së listës paraprake të kandidatëve të interesuar u është dhënë kohë 2354 aplikantëve për të plotësuar dokumentacionin.

Janë 1945 kandidatë që do të testohen për 416 vende të lira pune, më konkretisht: 1376 infermierë, 300 mami, 59 fizioterapistë, 98 tekinikë imazherie, 107 teknikë laboratori, 5 logopedistë.

 Ndërkohë testimet me shkrim në Tiranë, do të zhvillohen më datë 31 Mars, në orën 14.00 në ambientet e Universitetit Mjekësor Tiranë.

Për kandidatët e qarqeve Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, testimi do të kryhet në Vlorë më datë 2 Prill në ambientet e Universitetit Ismail Qemali në orën 14.00.

Për kandidatët e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës dhe Durrës, testimi do të zhvillohet më datë 3 Prill në ambientet e Universitetit Luigj Gurakuqi në orën 14.00.

Për kandidatët e qarqeve Elbasan, Korçë dhe Berat, testimi do të zhvillohet në ambientet e Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan në datë 4 Prill, në orën 14.00.

Të fundit