Flash News

KRYESORE

Publikohen shifrat, në 7 muaj, 1.098 aksidente në gjithë Shqipërinë

Publikohen shifrat, në 7 muaj, 1.098 aksidente në gjithë

Instituti i Statistikave ka publikuar sot shifrat e aksidenteve rrugore  krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare dhe raporton se ka rënë me 1.3%.

Në korrikun e 2017-s, aksidentet kanë një rritje me 7.6% krahasuar me korrikun e vitit që shkoi. Gjithsesi, numri i të aksidentuarve për këtë muaj është me rënie.

Me ulje 4% me bazë vjetore janë edhe shifrat e të aksidentuarve për shtatëmujorin e 2017-s, duke shënuar edhe 30 të vdekur më pak.

Në shtatëmujorin e këtij viti, aksidentet rrugore, që kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, zënë mbi 80 të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grupmosha 25-35 vjeç, duke zënë 28% të totalit.

 

 

Të fundit