Flash News

Rajoni

Bashkimi Evropian i kushtëzon Serbisë negociatat për anëtarësim

Bashkimi Evropian i kushtëzon Serbisë negociatat për

Parlamenti Evropian ka miratuar këtë të mërkurë rezolutën për strategjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Rezoluta parashikon disa ndryshime lidhur me qasjen e BE-së ndaj zgjerimit, si heqja dorë nga votimi me konsensus dhe marrja e vendimeve me shumicë të kualifikuar.

Në rezolutë po ashtu kërkohet që viti 2030 të jetë afat i fundit për përmbyllje të negociatave për anëtarësim dhe përmendet që procesi i zgjerimit nuk ka alternative, sipas REL.

“Të forcohen kapacitetet e BE-së për të vepruar, duke reformuar procesin e vendimmarrjes, përfshirë këtu formatin me shumicë të kualifikuar në fushat relevante për procesin e zgjerimit”, përmendet në rezolutë.

Sa i përket Ballkanit, në rezolutë përmendet që qasja e Parlamentit ndaj këtij rajoni të ketë në fokus përshtatjen e këtyre vendeve me qëndrimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.

Në këtë drejtim vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, përmendet si kusht për vazhdimin e negociatave të Serbisë për anëtarësim në bllokun evropian.

“Negociatat me Serbinë të vazhdojnë vetëm nëse ky vend përshtatet me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe bën reforma domethënëse të lidhura me BE-në”.

Përveç sanksioneve, në rezolutë përmendet që Serbisë t’i kushtëzohen edhe ndihmat financiare.

Të fundit