Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lajçak vizitë në Beograd dhe në Prishtinë – Ku do të gjejë më shumë mirëkuptim
Shënim i Politiko
Këto ditë i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun midis Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin. Prej ditësh në media – kryesisht ato proqeveritare - qarkullojnë zëra që ai do të sjellë me vete një Non-Paper me kërkesën që Serbia të njohë pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës. Shumë politikanë të koalicionit qeverisës e kanë marrë për të vërtetë lajmin e pakonfirmuar nga askush deri më sot, duke përfshirë këtu edhe kryetarin e Kuvendit Ivica Daçiç, ndërkohë që Vuçiç e ka demantuar, por duke shtuar se pret presione të mëdha për periudhën në vazhdim.
Tanimë afro një vit pas fillimit të mandatit të tij si i dërguar i posaçëm i Europës për dialogun midis Beogradit e Prishtinës, duket qartë që sfidat janë po ato për Lajçakun, ndërkohë që zor se mund të flitet për ndonjë arritje të dukshme e të prekshme nga ana e tij. Sipas analistit politik Dushan Prorokoviç, kulaçi që i ofrohej dikur Serbisë lidhur me integrimin në BE si sedativ për të qetësuar opinionin publik në vend me humbjen e Kosovës, nuk duket më gjëkundi. Ai shprehet se misioni i Lajçakut këtë herë është thjesht dhe vetëm për të tatuar pulsin e palëve pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë. Në gjykimin e tij misioni i tij ka për të qenë i pasuksesshëm nga pikëpamja taktike.
Para vizitës së paralajmëruar në rajon, Lajçak e pa veten në qendër të vëmendjes së mediave dhe të opinionit publik në Serbi e në Kosovë. Bëhet fjalë për një fotografi të tij në kabinetin e punës dhe në sfond një hartë ku Kosova ndodhet brenda suazës së kufijve ndërkombëtarë të Serbisë. Përpjekjet e bëra prej tij ose zëdhënësit Stano për ta sqaruar atë gjë vetëm sa shkaktuan reagime të mëtejshme. Sipas gazetares së politikës së jashtme Liljana Smajloviç, “Vërejtja sigurisht që nuk ka të bëjë dhe aq me hartën sesa me faktin që Lajçak është slovak dhe që Slovakia nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur”. Në gjykimin e saj Lajçaku ka për të hasur më shumë mirëkuptim në Prishtinë sesa në Beograd, ndërkohë që për Prishtinën problemi madhor gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë dhe mbetet fakti se qysh nga shpallja e pavarësisë asnjë prej pesë vende europiane që nuk e kanë njohur atë si shtet të pavarur nuk ka ndryshuar ende qëndrim.
Ditët e fundit në shtypin serb është spekuluar gjer’e gjatë se rajonin do ta vizitojë së bashku me Lajçakun ose brenda një harku të shkurtër kohor pas vizitës së tij, edhe zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit dhe njëherësh i dërguari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, ndërkohë që ambasadori amerikan në Beograd është shprehur se ky nuk është momenti i duhur për shkak të pandemisë dhe se vizita mund të zhvillohet më vonë. Obrad Kesiç, një gazetar tjetër nga Washingtoni shprehet se, “Nga ajo çka dëgjohet këtu në Washington të paktën dy javët e fundit se Ballkani si rajon nuk përbën absolutisht ndonjë prioritet dhe nuk ka ndonjë peshë të veçantë për këtë administratë; se kjo administratë ka probleme të tjera më të mëdha përsa i përket situatës së brendshme, por edhe në lidhje me politikën e jashtme. Thjesht unë nuk pres të shohim ndonjëfarë lëvizjeje konkrete prej politikës së jashtme amerikane gjatë kohës së mandatit të kësaj administrate, por sigurisht do të na duhet të presim, të shohim se si do të zhvillohet politika kur të mbërrihet në radikalizim [të situatës] dhe unë pres që kjo gjë do të vijë prej Prishtinës”, përfundon Kesiç.
Çështja është se në mesazhin e urimit që Biden i dërgoi homologut serb Vuçiç me rastin e Ditës së Shtetësisë qëndrimi amerikan ishte mëse i qartë dhe i elaboruar pa kurrfarë ekuivoku përsa i përket dialogut dhe pritshmërisë amerikane në përfundim të tij. Kjo gjë u duk qartë dhe në reagimet në kor të politikës serbe dhe në veçanti të drejtuesve të lartë të qeverisë e të shtetit. “Ende po e vras mendjen për përmbajtjen e urimeve të mia me rastin e 4 korrikut. Unë jam njeri për së mbari dhe dëshiroj më të mirën. Bëj çudi kur dikush tjetër gëzohet, ndërkohë që atij që e mori urimin kjo gjë nuk iu duk as e hijshme, as e natyrshme”, është shprehur presidenti serb Vuçiç.
Qysh nga koha e ndërrimeve në Shtëpinë e Bardhë zor se dëgjon më që Washingtoni planifikon ta organizojë dialogun në mënyrë të pavarur nga Brukseli. Përkundrazi bashkëpunëtorët e Joseph Bidenit shprehen qartë se BE-ja është partner dhe duket qartë se hapat e ardhshëm synojnë t’i kryejnë së bashku me aleatët europianë.
E megjithatë ka analistë serbë që e shohin disi më ndryshe këtë bashkëpunim. Në vlerësimin që Smajloviç i bën bashkëpunimit të ardhshëm midis SHBA-së dhe BE-së duket qartë se ende ka të çara, të cilat nuk premtojnë për ndonjë efektivitet të lartë, në mos mund të flasin për të kundërtën. “Shoh si tek amerikanët ashtu edhe tek europianët të krijojnë përshtypjen se dëshirojnë sërish të punojnë krah për krah. Gjithsesi kur vjen fjala për raportet me Kinën ata ndahen. Dhe kjo gjë është një problem i madh mes Bidenit dhe aleatëve të tij europianë. Nisur nga ky këndvështrim nuk shoh që Beogradi dhe Prishtina të kenë fuqi e të ndikojnë për t’i përbashkuar aleatët, veç po nuk ndodhi ndonjë konflikt i jashtëzakonshëm”.
Miroslav Lajçak do ta nisë vizitën nga Prishtina për t’u ndalur më pas në Beograd. Lidhur me agjendën e tij prishtinase dihet se do të takohet e bisedojë me fituesin e zgjedhjeve të ditëve të fundit Albin Kurti, por vetëm kaq. Edhe pse Lajçak do të qëndrojë tri ditë në Prishtinë publikisht ende nuk dihet se ç’takime të tjera përmban agjenda e tij. Ashtu siç dihet që në Beograd ka një interlokutor dhe vetëm një, Aleksandar Vuçiç.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38