Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Rakipi nuk kursehet: Rama një diktator që e ka flakur vendin në humnerë, jemi një narkoshtet
Gazetari Ylli Rakipi e quan kryeministrin Edi Rama një diktator, i cili e ka kthyer Shqipërinë në një narkoshtet. Ai mendon se shqiptarët jetojnë në një regjim në këto momente që po flasim.
“Edhe diktatorët janë të rëndësishëm për vendet e tyre. I drejtojnë ato por nuk i hedhin në humnerë. Por këtu kemi një vend të flakur në humnerë. Këtu për shembull, këtu shikon një njeri që rri gjithë ditën me këta që Lulzim Basha i quan oligarkë. Ka mbushur parlamentin me njerëz me qesharakë në botë. Këtu ka 30 vjet që s’ka shkolla.
Ky shkon me atlete tek presidenti Macron por këtu nuk mbillet ndonjë bimë bujqësore këtu? Këtu kultivohet vetëm kanabis. Është narkoshtet. Lulzim Basha nuk e ka bërë këtë. As Berisha nuk e ka futur krimin në parlament”, tha Rakipi në emisionin “Provokacija”.
Ai shton se Rama torturon edhe të vdekur emrat e mëdhenj si Lasgushi apo Migjeni, që i ngre nëpër avionë fals.
“Po vazhdoni kështu, do kesh emër avioni edhe ‘Elis Spriopali’. Nuk qeveriset në asgjë. Duket një diktator qesharak”.