Rama i zgjidh hallin emigrantit në Angli, harron t’i fshijë foton ‘dekonspiruese’; I riu ish-anëtar i FRESSH para largimit nga Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka nisur një trend të ri propagandues mbi punën e qeverisë së tij, SMS-të me qytetarët që i qajnë hallet, histori që të gjitha mbarojnë me ‘happy end’.

E fundit është me një emigrant nga Anglia, i cili i shtyrë nga i ati, detyrohet t’i shkruajë vetë kryeministrit për një problem mbi hipotekën e shtëpisë.

Pas SMS-ve Rama i zgjidh hallin dhe në fund mbyllet me një batutë, kur emigranti “ia bën votat hallall”.

Por, duke kërkuar përtej asaj që publikohet në rrjetet sociale, rezulton se djali që i shkruan kryeministrit Edi Rama e ka pasur dikur një lidhje pranë partisë, sot në pushtet.

Siç duket edhe nga foto, i riu (duke mos dashur ta identifikojmë me emër, por vetëm me foton që i publikoi edhe Rama në SMS) ka qenë më parë anëtar i FRESSH. Madje, ai shfaqet duke bërë fushatë me flamujt e Partisë Socialiste, si duket para se ai të largohej nga Shqipëria.

Ky nuk është rasti i parë që qeveria ‘shet’ si arritje probleme që marrin rrugën e zgjidhjes me protagonistë persona pranë partisë.

Rama e “shet” si ekselente që fitoi punë në shtet nga ‘Pakti për Universitetin’, rrjetet sociale e nxjerrin blof: rezulton ish-punonjëse në kryeministri