Raporti i KE: Shqiptarët kanë probleme me lirinë e shprehjes dhe pronat

Shteti shqiptar duhet që të përpiqet ende, që t’u mundësojë shqiptarëve të mund të shprehen lirisht. Shqetësim ngelet çështja e pronave, ku nevojiten që të bëhen ende përparime. Kështu raporton KE në lidhje me të drejtat themelore të shtetasve shqiptarë.

“Përpjekje të mëtejshme nevojiten në lidhje me konsolidimin e të drejtave të pronës. Sa i përket lirisë së shprehjes, zhvillimi legjislativ është i favorshëm në ushtrimin e lirisë së shprehjes, por implementimi kërkon përpjekje të mëtejshme.” shkruhet në raport.

Institucionet shqiptare bazohen te dokumentet ligjore të BE-së, vëren raporti.

“Shqipëria përgjithësisht pajtohet me dokumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe e zhvilloi strukturën e saj ligjore në të njëjtën linjë me standardet evropiane. Gjatë periudhës së raportimit, Shqipëria ka bërë përpjekje që të plotësojë detyrimet që vijnë nga instrumentet ligjore ndërkombëtare. Por Implementimi i plotë i këtyre instrumenteve ngelet për t’u forcuar.”, thuhet në raportin e KE-së.

Përmirësim ka në fushën e të drejtave të fëmijëve.

“Struktura ligjore është përmirësuar në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe dhunës familjare. U aprovua një ligj i ri për banesat sociale nga parlamenti në maj të 2018-ës, që për qëllim ka forcimin e mbrojtjes së të drejtës për banesë për anëtarët më vulnerabël të komuniteteve rom dhe egjiptian.”

Raporti i KE: Korrupsioni i kudondodhur në Shqipëri, problem serioz

Komisioni Evropian ngre dyshime për ‘bashkëqeverisjen’: Të bëhet dallimi midis partisë dhe Qeverisë