Flash News
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
Reagon presidenca për deklaratën e Vuçiç: Faktori ndërkombëtar t'i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi
Presidenca shqiptare ka reaguar pas deklaratës befasuese të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili kur u pyet nga gazetarët për vendimin e Gjykatës së Prishtinës, që e dënoi me dy vjet burg ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviç, ai e quajti masakrën e Reçakut një trillim.
Sipas zëdhënësit të presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi në një reagim në rrjetet sociale, faktori ndërkombëtar duhet t'i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës.
Reagimi:
GJAKU I REÇAKUT NUK BËHET UJË!
Ish-zëdhënësit e xhelatit Millosheviç dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me krimet monstruoze nuk mund të guxojnë më të përbuzin dhe të fyejnë viktimat e pafajshme, me deklarata të papërgjegjshme reminishencash naziskine!
Faktori ndërkombëtar duhet t'i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës.
Krimi mbetet krim! As harrohet, as vjetërohet! Sepse popujt me kujtesë të shkurtër janë të destinuar të mbeten pa histori dhe pa të ardhme!
Mirënjohje përjetë ambasadorit Ëalker për zbulimin dhe denoncimin para gjithë botës së Masakrës së Reçakut!
LAVDI TË PËRJETSHME MARTIRËVE TË KOSOVËS!
Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe në Reçak vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid, tronditi gjithë opinion ndërkombëtar. Ambasadori Ëilliam Ëalker, e cilësoi si krim kundër njerëzimit.
Vuçiç provokon rëndë: Masakra e Reçakut u falsifikua nga ambasadori Walker