Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari bën opozitë përballë Gent Cakajt: Pse shkarkove 20 punonjës?

Rudina Hajdari bën opozitë përballë Gent Cakajt: Pse

Deputetja Rudina Hajdari në seancën dëgjimore në komisionin për Integrimin Europian, i ka kërkuar ministrit Genc Cakaj që të tregojë arsyet se përse shkarkoi 20 punonjës të ministrisë.

Cakaj tha se disa prej të larguarve kanë tejkaluar sjelljen e diplomatit ndërsa disa të tjerë nuk janë në lartësinë e duhur.

"Duhet të jeni të lumtur që po bëhet. Është përpjekje për të rritur performancën dhe reformë substanciale. Nuk bëhet fjalë për shkarkime. Disa prej tyre do të lirohen dhe disa të tjerë do të transferohen. Në shërbimet diplomatike, ka emërime që nuk janë në lartësinë e duhur. Disa kanë tejkaluar sjelljen e diplomatit".

I pyetur më tej nëse bëhët fjalë për shkarkim apo transferim në detyrë Cakaj tha:

“Po harroni se unë kam qenë zv.ministër që nga qershori i vitit të kaluar. Grupet e posaçme të punës konstatojnë nevojën për një lëvizje të tillë. Jam i mirinformuar për secilin profil që do të largohet nga detyra apo transferohet. Për të krijuar hapsirë për një gjeneratë të re që na përfaqësojnë shkëlqyeshëm nëpër botë”.

Të fundit