Flash News

KRYESORE

Shënohet numër rekord i të prekurve nga fruthi. OBSh jep alarmin dhe këshillat se si duhet vepruar

Shënohet numër rekord i të prekurve nga fruthi. OBSh jep alarmin

Viti 2019 ka shënuar një rritje të madhe të të prekurve nga fruthi në nivel global. Në gjysmën e parë të këtij viti është regjistruar një numër më i lartë i të prekurve nga kjo sëmundje, krahasuar me vitin 2006.

Shifrat paraprake flasin për 365 mijë raste fruthi të regjistruara në 182 vende.

Kjo shifër flet për tri herë më shumë të prekur se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2018 dhe më shumë se përgjatë gjithë vitit të kaluar, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) me seli në Gjenevë.

Ata që udhëtojnë duhet të kujdesen, nëse ende ka efekt vaksinimi i tyre, rekomandon autoriteti i OKB-së për shëndetin. Nga mosha gjashtë muajsh, secili duhet të vaksinohet të paktën 15 ditë përpara, se të duëhtojë në një nga rajonet e prekura.

Vlerësimet aktuale për përhapjen e kësaj sëmundjeje u referohen të dhënave nga viti 2017. Në atë kohë ishin 6.7 milionë njerëz të sëmurë nga fruthi dhe rreth 110.000 kanë vdekur si pasojë.

Kjo është një ndër sëmundjet ngjitëse, që prek kryesisht fëmijët. Të mbijetuarit mund të pësojnë dëmtime të trurit ose mund të mbeten të verbër apo të shurdhër.

Qeveria në Berlin para pushimeve të verës nxori projektligjin për detyrimin për vaksinim kundër fruthit në Gjermani. Projektligji duhet të kalojë tani në Bundestag. Nga marsi i vitit 2020 prindërit duhet që para se t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhe apo në kopësht të paraqesin çertifikatën e vaksinimit./ DW/

Të fundit