Flash News

KRYESORE

Si i përgënjeshtroi analistët e majtë Kryeprokurorja e re. Akti i parë, shkarkimi i kreut të 'dekriminalizimit'

Si i përgënjeshtroi analistët e majtë Kryeprokurorja e re.

Pa kaluar ende 10 ditë në krye të prokurorisë Artan Marku la shenjën e saj në krye të organit të akzuës. Me shkarkimet dhe emërimet e bëra të premten, Marku përgënjeshtori të gjithë zërat, kryesisht analistë të majtë, se deputetët socialistët po e po, që u përfshinë në debatin rreth zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, se kryeprokuroria e Përkohshme do të ishte thjesht një administratore që me reformën në drejtësi nuk kishte asnjë kompetencë.

Arta Marku i përgënjeshtori madje duke ‘goditur’ fort në shenjë. Kryeprokuroria e Përkohshme vendosi të lëvizte gurët në hallkën e cila duket se prej 2 vitesh po funkisiononte më mirë në gjithë sistemin e drejtësisë.

‘Vettingu’ i dekriminalizimit po jepte rezultate konkrete. Arben Ndoka, Mark Frroku, Elvis Roshi, Armando Prenga, Shkëlqim Selami, Dashamir Tahiri dhe së fundmi Gledjon Rehovica dhe Aqif Rakipi janë disa nga ish-zyrtarët që dekriminalizmi i la jashtë pa shtuar këtu edhe me dhjetëra këshilltarë që u larguan nga këshillat bashkiakë.

Por duket se këto rezultate nuk bindën shefen e re të organit të akuzës. Rovena Gashi, e cila drejtonte dekriminalizmin pranë Prokurorisë së Përgjithshme u largua për tu zëvendësuar nga Arqile Koçi.

Pretendimet e opozitës se kryeprokuroria e re ishte thellësisht partiake duket se po nisin të vërtetohen. Lëvizjet e Markut duket se treguan edhe një herë mos pajtimin e Ramës me dekriminalizimin. Prokurorja e zgjedhur prej tij goditi pikërisht në pikën që kreu i qeverisë vendosi ta pranonte pas presionit të fortë ndërkombëtar por në rastin e parë që i erdhi mundësia ju kundërpërgjigj fort./Politiko.al

 

 

 

 

 

Të fundit