Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Si preket marrëveshja e 5 qershorit pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese pa konsensus
Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje me shumicë votash ndryshimin e Kushtetutës, ndonëse pa marrëveshje të dakordësuar në Këshillin Politik me opozitën jashtëparlamentare.
Deputetët e mazhorancës dhe shumicës dërmuese nga radhët e opozitës parlamentare, (vetëm 10 dolën kundër) ranë dakort për formulimin e ndryshimit të dy neneve të Kushtetutës që lejon modifikimin e dy elementëve të sistemit aktual zgjedhor, duke zëvendësuar listat e mbyllura me ato të hapura pjesërisht dhe duke shmangur koalicionet tradicionale parazgjedhore.
Ndërhyrja e parë prek Nenin 64 të Kushtetutës duke e ndryshuar atë në tërësi, ndërsa saktëson se deputetët zgjidhen “sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurrim rajonal dhe prag kombëtar”. Në këtë formulim bie në sy përdorimi i termit “konkurrim rajonal”, i cili mbetet i paqartë përsa kohë koncepti i rajonit, nuk ekziston si i tillë në ndarjen administrative, ku parashikohen qarqet dhe bashkitë.
Duke qenë se listat e hapura krijojnë problem për përfaqësimin gjinor, atëherë është parashikuar vendosja e një dyshemeje prej dy të tretash për votën parapëlqyese. Mbetet për t’u parë se cili mekanizëm do të shërbejë për ta vënë atë në zbatim në kodin zgjedhor, dhe sa do e komplikojë procesin e votimit dhe të numërimit.
Sa i përket pragut kombëtar, niveli i tij, do të përcaktohet në kodin zgjedhor.
Listat e hapura shmangin automatikisht koalicionet parazgjedhore, duke qenë se e bëjnë të pamundur teknikisht administrimin e procesit. Ndërsa në tekstin aktual të Kushtetutës, në Nenin 68 përcaktohet se “Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit”, nocioni koalicion është hequr në riformulimin e këtij neni.
Në fakt, sistemi aktual favorizon koalicionet duke i dhënë më shumë vlerë votave të partive të vogla nën çadrën e një partie të madhe dhe shmangia e koalicioneve, duket se do t’i shkonte më për shtat Partisë socialiste. Ndryshimet ndërkaq, do të çojnë detyrimisht në rishikimin e Kodit zgjedhor në mjaft aspekte të tij.
Sipas reporter.al ndryshimet kushtetuese sanksionojnë heqjen e të drejtës së partive për të krijuar koalicione parazgjedhore, sipas modelit në të cilin PS, PD e LSI konkurruan në zgjedhjet e vitit 2009 dhe 2013 ndërsa ruan sistemin aktual llogaritës të njohur si formula D’Hondt, e cila i jep avantazh aritmetik në ndarjen e mandateve partisë që del e para në zonën përkatëse zgjedhore.
Rama akuzohet se ka ndërmarrë këto ndryshime të njëanshme posaçërisht për shkak se kundërshtarët e tij politikë kryesorë, PD dhe LSI, nëse garojnë më vete, ka pak gjasa të dalin të parat në shumicën e qarqeve që përbëjnë zona zgjedhore në vend, gjë që mund të sigurojë disa deputetë plus për socialistët qoftë edhe në situatën kur socialistët mund të marrin edhe vetëm një votë më shumë se sa kundërshtarët. Nga ana tjetër, garimi me koalicione parazgjedhore, mund të krijonte situatën që së paku në një pjesë të qarqeve të vendit, një koalicion opozitar të renditej i pari në rezultat, duke përfituar edhe avantazhin aritmetik të formulës së D’Hondt.
Kushtetuta u ndryshua edhe në dy aspekte të tjera. Njëra lidhet me heqjen e kriterit të pragut zgjedhor për ndarjen e mandateve në kushtetutë dhe transferimit të këtij diskutimi për shqyrtim në kuadër të Kodit Zgjedhor ndërsa në tjetrën, qytetarëve u jepet e drejta të japin një “votë parapëlqyese” për një numër të kufizuar deputetësh përmes listave të hapura.
Sipas përkufizimit të miratuar, listat hapen në “jo më pak se dy të tretat”, gjë që nënkupton që partitë do të përcaktojnë në lista një të tretën e kandidatëve fitues dhe, nëse fitojnë më shumë mandate se sa kaq, pjesa tjetër e mandateve merren nga kandidatët e secilës parti që ka marrë më shumë “pëlqime” nga votuesit e partisë së tij. Në një llogari aritmetikore, nëse në Tiranë dalin 34 deputetë dhe, fjala vjen, partia socialiste fiton 18 mandate, nga këto, 11 janë nga listat e mbyllura dhe 7 nga listat e hapura.
Opozita jashtëparlamentare i ka kundërshtuar haptazi ndryshimet kushtetuese, duke i cilësuar ato si një ndërhyrje të njëanshme. Javën e shkuar, partitë kryesore të opozitës, u deklaruan në favor të hapjes së listave 100 përqind, por mos prekjen e mënyrës së organizimit të koalicioneve.
“Ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore zhbën të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit. Edi Rama gënjen, kur thotë se po hap listat, sepse pjesën fituese të tyre, 1/3 e listës, e mban të mbyllur, duke dalë zbuluar se i vetmi qëllim është ai i ndalimit të koalicioneve si subjekt zgjedhor”, ka reaguar opozita e bashkuar.
Edhe faktori ndërkombëtar si ambasada Amerikane në Tiranë, i BE, deklaratat e Bundestagut Gjerman, komisioneri për zgjerimin në Komisionin Europian, Oliver Varhelyi kanë paralajmëruar vazhdimisht që marrëveshja për kodin duhet të kalojë pa ndryshime.
Megjithatë, Rama ka deklaruar se me ndryshimet kushtetuese, koalicionet nuk mund të organizohen në formën që kanë qenë deri më tani, por nuk ndalohen. "Ne nuk po heqim të drejtën për t’u bashkuar Luli me Monën. Ne nuk kemi asnjë interes për të ndërhyrë te ai çift. Ai çift ne na duhet bashkë. Dhe duke patur Lulin me Monën bashkë, kemi dhe Baba Xhiken bashkë, kemi dhe atë dixhitalin e Lalzit. Dhe e kemi gati bandën e të katërve që do t’ua tregojmë shqiptarëve mirë”, u shpreh dje Rama në kuvend.
Si ndikojnë këto ndryshime në marrëveshjen e 5 qershorit e miratuar në 23 korrik
Së paku, në nenet që flasin për formulën e përllogaritjes së mandateve, si dhe kudo ku ndodhet fjala “koalicion”, të gjitha këto nene duhen ndryshuar ose abroguar.
Gazeta Mapo ka bërë një vëzhgim më herët në tërësi të kodit zgjedhor, dhe rezulton se si pasojë e ndryshimit të sistemit në Kushtetutë, në kodin zgjedhor duhet të ndërhyhet në të paktën 12 nene të tij, ndoshta dhe më shumë.
Ndërsa dy nene që janë përllogaritja e mandateve duhet të ndryshohen plotësisht. Nenet 162 dhe 163 flasin për përllogaritje mandatesh në bazë të sistemit proporcional rajonal me lista të mbyllura, ndërsa sistemi proporcional rajonal me lista të hapura kërkon një tjetër përllogaritje.
Pra, për ta bërë më të qartë, në rast se në sistemin aktual votat numërohen në bazë të subjekteve pjesëmarrëse në garë, në sistemin e listave të hapura duhen numëruar votat e çdonjërit prej kandidatëve dhe kjo kërkon tjetër formulë llogaritjeje.
Ekspertët e zgjedhjeve thanë për Mapon, se kjo e kthen përmbys kodin zgjedhor, madje përshtatjet sipas tyre duhen në gati ¼ e neneve që flasin për zgjedhjet e përgjithshme.
Pra, nuk është thjesht një ndërhyrje në Kushtetutë por është ndryshimi i një sistemi të tërë dhe kodi zgjedhor është përshtatur për sistemin proporcional rajonal me lista të mbyllura. Hapja e listave, do kërkonte një kod tjetër zgjedhor.
Nenet që duhen ndryshuar
Neni 63
Neni 64
Neni 65
Neni 66
Neni 67
Neni 68
Neni 84
Neni 88
Neni 118
Neni 146
Nenet e Kodit Zgjedhor që duhet të transformohen plotësisht
Neni 162: Përllogaritja e mandateve të subjekteve zgjedhore
Ky është neni që duhet ndryshuar fund e krye pasi bën fjalë për formulën e përllogaritjes së mandateve, e cila s’mund të jetë e njëjtë si në sistemin proporcional rajonal me lista të mbyllura në sistemin e propozuar me lista të hapura. Në të parin votohet forca politike, dhe mandatet shpërndahen sipas numrit rendor. Te lista e hapura, votohet kandidati dhe renditja bëhet sipas numrit të votave që ka marrë secili prej tyre.
Neni 163: Ndarja e mandateve brenda koalicionit
Me rënien e koalicioneve, bie dhe ky nen. Listat e hapura nuk lejojnë koalicione parazgjedhore, pasi votohet emri i kandidatit në listën shumemërore dhe jo subjekti apo koalicioni. Ky është një ligj që duhet abroguar nga Kodi Zgjedhor.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38