
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Të paktën 5,415 njerëz kanë humbur jetën nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Tiranë/ Aksident në bulevardin 'Zhan D’Ark', plagoset një grua
Afera e inceneratorëve, SPAK nis hetimet ndaj Arben Ahmetajt
Si ka degraduar ligj-bërja në Kuvendin e Shqipërisë

Alfred Lela
Që në Rubik blu-e-gjelbra e Policisë Rrugore dhe e errëta e Forcave Speciale shfaqej kthesë pas kthese deri në qytetin e Kukësit. Në xhepin e një parkingu të një pike të karburant Kastratit ishte parkuar edhe një autoburg, një karkasë e hekurt që të kujtonte skena të filmit Fury Road. Iveco-t e famshme, dhuaratë e kahershme italiane kur Shqipëria nuk kishte as rrugë dhe as bukë, stërpiknin anët e Rrugës së Kombit si kujtime ngjarjesh të zeza. Nga ato që kishin ndodhur dhe të tjera që mund të vinin.
Përveç pranisë së policëve asgjë tjetër nuk e prishte qetësinë mes grykave të thella të maleve të Mirditës e Kukësit, të çara mespërmes për t’u bërë kjo dredhë argjendi në të cilin një makinë gjermane rrëshqet si fugë. Sot ishte hera e tretë që shteti vinte me tagrambledhës për këtë rrip autmobilistik të quajtur simbolikisht Rruga e Kombit. Në fillim Berisha u betua se 'do të shisnin edhe bizhutë e grave' për të, dhe më pas Rama e shiti për bizhutë e grave të ca të tjerëve. Mbërriti ai me taksën e dyfishtë; të parën e rrumbullakosi në çmimin e çdo litre karburant që blinin shqiptarët, ndërsa të dytën si tarifë (toll) për çdo kalim nëpër këtë shteg të fitores së shqiptarit të izoluar nga vetja dhe të tjerët. Që prej sot, 17 shtatorit 2018.
Se për çfarë dhe për kë janë kaq të shumta përforcimet policore, mund ta kuptosh kur shmangesh nga autostrada në të djathtë të Urës së Drinit dhe futesh në qendër të qytetit. Të ardhurit nga Tirana dhe ata nga Vlora, këta të fundit një ide e një deputeti demokrat për të simuluar Jug-Veriun e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, janë më të shumtë se vendasit. Një prej tyre, që ka guxuar, një trajner i mundjes, thotë se është gati sërish, por frika pjesërisht dhe paraja më shumë, kanë bërë të vetën. Kanë punuar që prej 6 muajsh thotë një tjetër, veprimtar i opozitës. Vetëm një polici i janë dhënë 15 milionë për të frikësuar njerëzit. Paraja e madhe e rrugëve dhe karburanteve, shton ai. I them se e kam parë te reklama televizive. Ky ngatërrim i reklamës me transparencën nuk është gjë e re në propagandën qeveritare, e cila e ka ndihmuar Albanian Highway, jo vetëm me dritën e gjelbër të koncesionit, por edhe duke mbajtur peshën e madhe të komunikimit.
Kamerat e televizoneve që rrinë gati në hyrje të Pallatit të Kulturës duken si sy që rrinë në pritë për të kapur dështimin, jo suksesin e protestës. Një nga të ardhurit sugjeron një zgjidhje për të dalë nga tulatja: një karvan makinash që niset nga qendra drejt pikëkalimit të Kalimashit, i cili pas një ndalese të shkurtër (një minutë heshtje për atë që ishte lëvizja e lirë në këtë rrugë) kthimi mbrapsht në qytet. Të paktën për të lënë një shenjë.
Vendasit e hedhin poshtë. Nuk duan të provokojmë incidente. Një tjetër thotë se duhet pritur që kuksianët ta ndjejnë peshën e taksës, sepse kështu ndodhi edhe herën e parë. Rebelimi nuk erdhi që ditën e parë të hapjes së pikëkalimit me pagesë, por kur një karvani të gjatë morti iu desh të përballej me faktin se vdekjes dhe taksave nuk mund t’iu shmangesh. Kjo i dha shtysë përpjekjes për t’iu shmangur të paktën taksave. Një rezistencë guximtarësh e detyroi qeverinë të tërhiqej, të priste 6 muaj dhe ta rihapte pikën me çmime të reduktuara.
Kukësi u shndërrua shpejt në lajm kryesor, edhe më shumë pa zbythjes së parë të qeverisë dhe udhëtimit urgjent nga Vlora të kryeministrit për një konferencë shtypi. Po kaq urgjente, por më shumë brutale, ishte ndërhyrja me forca të shumta policore pas mesnatës dhe një valë arrestimesh.
Ndoshta këtu duhet kërkuar gjunjëzimi i Kukësit, ndoshta te ulja e çmimeve, ndoshta te shantazhet e policisë, ndoshta te paratë e hedhura nga koncesionari për të shuar rezistencën. Ndoshta.
Ne kuksianët po paguajmë një kuksian tjetër për të dalë dhe hyrë në Kukës, thotë një i moshuar që fillon e shan qeverinë, por nuk jep shpjegime kur e pyet se pse nuk i bashkohet protestës pak metra më tej.
Edhe në kthim, kur është marrë vesh tashmë se Kukësi i ri është ‘mbytur në ujë’ ashtu si i vjetri, policët vazhdojnë të jenë të palëvizur në anë të rrugës. Kjo prani është bizare, por e shpjegon Shqipërinë. Siç e shpjegojnë edhe disa mosprani.
Të cilat ndoshta flasin edhe më shumë.
Të fundit


Horoskopi, parashikimi i yjeve për sot
8 Shkurt 2023, 08:15
I ftohti siberian, temperaturat zbresin disa gradë në zero
8 Shkurt 2023, 08:10
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Shkurt 2023, 07:59





Ndasitë lihen mënjanë, protesta e 11 shkurtit bën bashkë demokratët
7 Shkurt 2023, 21:26

Beniada Nishani për Armaldon e ‘BBV’: Është çik bakllava, çik kadaif
7 Shkurt 2023, 20:48
Kejvina i dërgon dron Luizit, e konfirmon dhe motra e saj
7 Shkurt 2023, 20:27

Jonida Maliqi ka një amanet për këngën që duhet të luhet në funeralin e saj
7 Shkurt 2023, 19:50
Berisha: Rama pagoi ‘vrasës për të vrarë’ opozitën, një nga personat më të fuqishëm
7 Shkurt 2023, 19:43


Bie ndjeshëm numri i shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi
7 Shkurt 2023, 19:06
Çështja “McGonigal”, Lubonja: Lidhja me Ramën, më e rëndë se ajo me oligarkun rus
7 Shkurt 2023, 18:46
Gruaja e portierit i mbijeton tërmetit në Turqi, qeni i shpëton jetën
7 Shkurt 2023, 18:23

U përplas nga makina në bulevardin ‘Zhan D’Ark’, ndërron jetë gruaja në spital
7 Shkurt 2023, 17:58
Paul Mescal, i nominuari për Oscar, që gjenerata Gen Z do të jetë në kërkim
7 Shkurt 2023, 17:49
Të paktën 5,415 njerëz kanë humbur jetën nga tërmeti në Turqi dhe Siri
7 Shkurt 2023, 17:44

Tiranë/ Aksident në bulevardin 'Zhan D’Ark', plagoset një grua
7 Shkurt 2023, 16:43
Tanimë ChatGPT e ka një rival, çfarë duhet të dini për "Bard"
7 Shkurt 2023, 16:41

Përhapnin panik për tërmetet, arrestohen 4 persona në Turqi
7 Shkurt 2023, 16:07

Përflitet se Rita Ora mund të jetë shtatzënë
7 Shkurt 2023, 15:07
Inceneratorët/ Ndalohet në Austri Stela Gugallja
7 Shkurt 2023, 15:06
Afera e inceneratorëve, SPAK nis hetimet ndaj Arben Ahmetajt
7 Shkurt 2023, 14:47
Banori i BBVK mëson live ndarjen e personit të tij të shtrenjtë nga jeta
7 Shkurt 2023, 14:33
U raportua i zhdukur, nxirret i gjallë nga rrënojat ish-lojtari i Premier League
7 Shkurt 2023, 14:27

Si ka degraduar ligj-bërja në Kuvendin e Shqipërisë
7 Shkurt 2023, 13:44

Nën akuzë për 3 vepra penale, gjykata lë në burg Alda Klosin
7 Shkurt 2023, 13:25
Tërmeti tragjik, Turqia shpall gjendjen e emergjencës për 3 muaj në 10 qytete
7 Shkurt 2023, 13:03
Çmimet e djathit dhe gjalpit, nga 15 shkurti rritje deri në 37% në tregjet e pakicës
7 Shkurt 2023, 12:37
Rreth 20 xhihadistë sirianë arratisen nga burgu pas tërmetit
7 Shkurt 2023, 12:15
Gjiknuri foto me McGonigal: E kam takuar disa herë, por s'jap detaje
7 Shkurt 2023, 11:51
Nga çfarë vuan Alda Klosi? Avokati refuzon të flasë për shëndetin e ish-zyrtares
7 Shkurt 2023, 11:38

PD denoncon: Emirjana Sako në prag fushate kërkon të blejë vota me fondet e tërmetit
7 Shkurt 2023, 11:01
Protesta e 11 shkurtit, Hajdari: Qytetarët duhet ta shporrin Edi Ramën!
7 Shkurt 2023, 10:52
Pse mbretërorët do të jenë në protestë me 11 shkurt
7 Shkurt 2023, 10:52
OBSH paralajmëron: Vdekjet nga tërmeti në Turqi dhe Siri mund të arrijnë në 20,000
7 Shkurt 2023, 10:31

Tërmeti shkatërrues, Turqia shpall 7 ditë zie kombëtare
7 Shkurt 2023, 09:54
Kreu i ri i SHISH, Begaj: Jam në konsultime me Ramën, s’kam emër konkret
7 Shkurt 2023, 09:37

Kurti pranon propozimin evropian: Bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
7 Shkurt 2023, 09:13
Merr flakë banesa në Skrapar, ndërron jetë nga asfiksia 66-vjeçari
7 Shkurt 2023, 08:59


Horoskopi, parashikimi i yjeve për sot
7 Shkurt 2023, 08:19
I ftohti Siberian “mbërthen” vendin, temperaturat zbresin në -10 °C
7 Shkurt 2023, 08:10
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Shkurt 2023, 07:58

Çështja ‘McGonigal’, Harry Bajraktari: Faktet ndaj Ramës vijnë erë e keqe
6 Shkurt 2023, 22:40

Shkëputet ashensori nga kati i pestë në Tiranë, plagoset një çift bashkëshortësh
6 Shkurt 2023, 22:22

Adele "fanse e çmendur" e The Rock, aktori surprizon këngëtaren në Grammy 2023
6 Shkurt 2023, 21:56

Neymar njoftoi në ditëlindjen e tij rikthimin me ish-të fejuarën
6 Shkurt 2023, 21:34




Mesazhi i Kamala Harris përmes kostumit të saj të bardhë
6 Shkurt 2023, 20:26


Yjet e veshur më bukur në tapetin e kuq të 'Grammy 2023'
6 Shkurt 2023, 19:36

Një ekspozitë e veçantë në Muzeun Muzeun “Grammy” në nder të artistes Shakira-s
6 Shkurt 2023, 19:15

Ilir Shaqiri hyn sërish në 'Big Brother VIP'
6 Shkurt 2023, 18:36
Shkon në mbi 2500 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri
6 Shkurt 2023, 18:32


Në aferën “McGonigal” u vendos një standard
6 Shkurt 2023, 17:47


Grammy Awards 2023: Beyoncé hyn në histori dhe Harry Styles fiton albumin e vitit
6 Shkurt 2023, 16:54

"Grammy Awards 2023": Lista e plotë e fituesve
6 Shkurt 2023, 16:13
Rrëfimi i Getoar Selimit: Kur lindi Marget zbulova për sëmundjen time
6 Shkurt 2023, 15:30
U zhduk dy vite më parë, gjendet trupi i 24-vjeçarit Klevis Lleshi
6 Shkurt 2023, 15:49

Mes rrënojave të tërmetit në Turqi, edhe ish-lojtari i Premier League
6 Shkurt 2023, 15:22
PS e bën rrugë, kërkon përjashtimin e 8 demokratëve nga seancat plenare
6 Shkurt 2023, 15:10

Tërmeti shkatërrues, Izraeli dërgon për herë të parë trupa në ndihmë të Sirisë
6 Shkurt 2023, 14:31

