

Gentian Gaba
Ajo e mbrëmshmja ishte një dalje televizive e mbrothtë për Edi Ramën. Ndryshe nga pak javë më parë, ku kishte përdorur çdo qelizë të qenies së tij për të hedhur poshtë pyetjet dhe komentet e gazetarëve, vaktësia e debatit e bëri të dukej si një anije në erë të mbarë. Në dy orë arriti të mos fliste për asgjë serioze. Anashkaloi tema si përgjimet e Dakos dhe “dorëheqjen” e Xhafaj, duke arritur klimaksin me tentativën për të rehabilituar figurën e Saimir Tahirit, me një mohim në “prime time” të viteve të arta të kanabisit, 2015-2016.
Po me të njëjtën siguri mohoi edhe plagën e shitblerjes së votave, e cila është faktuar jo vetëm nga OSBE, por edhe nga një studim i BE-së, sipas të cilit 20% e votave në zgjedhjet e shkuara kishin qenë objekt pazari. Për Kryministrin 74 mandatet nuk ishin rezultat i këtyre fenomeneve, por i fuqisë së partisë së tij, e cila sipas sondazheve që ka kryer, nëse do të votohej sot, do të fitonte e vetme 78 deputetë. Shifra, sigurisht ngjall shumë pikëpyetje, pasi një shpërblim i tillë zgjedhor do të thyente çdo lloj parashikimi racional apo analize politike.
Megjithatë, pa qëmtuar gjynahet e një qeverie që sipas Kryeministrit nuk konsumohet kurrë, pikëpyetja e madhe që lind nga pasioni i Ramës për sondimin e opinionit është: A mund të qeveriset me sondazhe? Sigurisht sondazhet janë pjesë e mënyrës me të cilën politikanët njihen me humorin e opinionit publik, pasi tashmë fushatat elektorale janë të përhershme. Megjithatë, nga çka Rama deklaron, dhe gjithë ushtria e përpunuesve të konsensusit që ai ka në shërbim konfirmon në tavolinat kryeqytetase, ku kryqëzohen fatet e atyre që punojnë në këtë fushë, jemi përballë një ankthi zgjedhor që tejkalon vullnetin për të qeverisur.
Pra, nuk bëhet fjalë për sondazhe nëpërmjet të cilave njihen dhe analizohen dinamikat e shoqërisë shqiptare, por për hulumtime mbi të cilat bazohet vendimmarrja dhe artikulimi publik i Kryeministrit. Një qeveri e opinionit me tipare populiste, e cila e bazon mbijetesën, aty ku nuk ndërhyn dot “Niçja”, mbi zgjidhje dritëshkurtra që ngopin oreksin ditor të elektoratit. Pasi opinioni që matet çdo ditë, shpërblehet çdo ditë me populizmin që lyp. Kurse tema me interes kombëtar si borxhi publik, investimet e huaja apo largimi i shqiptarëve, zgjidhja e cilave ka nevojë për guxim politik, janë thjesht psalmi luftarak i qershoreve të fushatave elektorale. Megjithatë, sondazhet nuk yshtin vetëm frikën për ankthet e përditshme të Kryeministrit, por kanë edhe një dimension ndoshta më të rëndësishëm. Kur Rama shfaqet fituesi i zgjedhjeve që ende duhen mbajtur, përdorimi i sondazheve që askush nuk ka parë, por që ai zbulon në emisione televizive, nuk shërbejnë si mjet për t’u njohur me atë çka elektorati mendon, por si një tjetër instrument i komunikimit politik.
Sondazhet janë mjete jo perfekte, sikurse mund të dëshmojnë edhe zgjedhjet në shtete më demokratike se i yni, të cilat shpesh herë dështojnë në matjen e opinionit. Prandaj, në këtë rast, përdoren për ta ndërtuar atë, sidomos me mbështetjen e mediave që ka në dispozicion. Artikulimi mbi një fitore të qartë, sipas sondazheve, kërkon të krijojë te qytetarët një 'efekt zinxhir' që quhet bandwagon; që nënkupton 'hipjen në karrocën e fitimtarit'. Është një fenomen i njohur në shkencat politike, sipas të cilit elektorati, kryesisht ai gri apo të pavendosurit, rreshtohen më lehtë pas asaj partie, apo politikani, që në dukje ka një epërsi në opinionin publik. Sipas kësaj strategjie, nuk ka aspak rëndësi sa reale janë sondazhet e Ramës, mjafton që mediat të përcjellin këtë mesazh në opinionin publik, pa asnjë dyshim apo sondim autonom të elektoratit. Gjë që ato po bëjnë shumë mirë, madje prej kohësh.
Përballë kësaj situate, Rama nuk ka përse të shqetësohet për qeverisjen e vendit; i mjafton të qeverisë sondazhet.
Të fundit



Zhduket i riu në Tiranë
5 Maj 2025, 11:14


Gjykata e Posaçme lë në qeli Florenc Çapjan, zbardhet dëshmia
5 Maj 2025, 10:38
Aksident me vdekje në Shkodër
5 Maj 2025, 10:25






Paraqitet në SPAK Sali Berisha
5 Maj 2025, 09:08
Përtej gallatës dhe nofkave, çfarë ofron politika për ekonominë
5 Maj 2025, 08:52


Rikthehet shiu! Parashikimi i motit për sot
5 Maj 2025, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Maj 2025, 08:01

Makina përplas motorin në aksin Shkodër-Lezhë, plagosen dy adoleshentë
4 Maj 2025, 21:29


Foto/ Momenti kur policia tërheq me forcë kandidatin e PD në Fier
4 Maj 2025, 20:47



“Java e njishave”, Berisha shfaqet me plis në kokë nga takimi i Mirditës
4 Maj 2025, 19:31
“Te bufi fle një fat vigjilent...”/ Chris LaCivita thumbon hapur Ramën
4 Maj 2025, 19:09
UEFA gjobit Real Madridin
4 Maj 2025, 18:45


Gjendet i vdekur një 37-vjeçar në Portin e Shëngjinit
4 Maj 2025, 17:32
Aksident i rëndë në Kroaci, 2 të vdekur dhe 31 të plagosur
4 Maj 2025, 17:17
Të dobishme gjatë verës, ja vitaminat që duhet të merrni
4 Maj 2025, 17:03


















Video/ Berishës i rezervojnë një pritje madhështore në Tropojë
4 Maj 2025, 11:27




Analiza për zgjedhjet e 11 majit: Fushata fasadë me pak esencë
4 Maj 2025, 09:43
Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur Eduart Çala
4 Maj 2025, 09:13
Përplasja me armë dje në Laç, ndërron jetë gjatë natës në spital i riu
4 Maj 2025, 08:54
Parashikimi i yjeve, 4 maj 2025
4 Maj 2025, 08:37

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
4 Maj 2025, 07:59


Rama batuta me Vangjel Tavon: Je xhentëlmen dhe qejfli
3 Maj 2025, 21:20

Vlora i rezervon një pritje madhështore, Sali Berishës
3 Maj 2025, 20:38






Noka takim në Tiranë: Votoni PD-ASHM, që të ripopullojmë Shqipërinë
3 Maj 2025, 18:31


Shembet masivi i mineralit në Klos, merr me vete një fadromë
3 Maj 2025, 17:37
Plagosja e 5 personave në Laç, gjendet arma e krimit
3 Maj 2025, 17:20

Dy nga të plagosurit në Laç në gjendje të rëndë
3 Maj 2025, 16:40
Vuçiç ndërpret vizitën në SHBA, shtrohet në spital në Serbi
3 Maj 2025, 16:22



Detaje/ Të shtënat me armë në Laç, emrat e 5 të plagosurve
3 Maj 2025, 15:09

Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagosen 4 persona
3 Maj 2025, 14:46
Gaztorë dhe gazetarë
3 Maj 2025, 14:31



DW: Qeveria gjermane kundërshton akuzën e Rubios për
3 Maj 2025, 13:14




