Flash News

KRYESORE

Topollaj: Hapja e listave brenda rajoneve pa korrigjim kombëtar thellon edhe më shumë pabarazinë e votës

Topollaj: Hapja e listave brenda rajoneve pa korrigjim kombëtar thellon

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike  në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj thotë se hapja e listave pa korrigjim kombëtar do të thellonte më shumë pabarazinë e votës.

Në një status në rrjetet sociale, Topollaj shkruan se nëse listat nuk hapen në rang kombëtar por vetëm brenda Rajoneve, atëherë është i domosdoshëm që bashkë me atë qe quhet “ndalimi i koalicioneve”, të bëhet edhe korrigjimi kombëtar.

“Hapja e listave vetëm brenda Rajoneve, pa korrigjim kombëtar, është një vrimë në uji sepse thellon edhe më shumë pabarazinë e votës dhe forcon sistemin e kryetarokracisë.

Sa e vërtetë është që hapja e listave të kushtëzon që partitë politike të cilat dalin bashkë në zgjedhje të konkurrojnë me një listë të përbashkët, aq e vërtetë është se hapja e listave vetëm brenda Rajoneve pa një korrigjim kombëtar është fare pa vlerë, përkundrazi.

Kjo sepse pa korrigjimin kombëtar, hapja e listave vetëm brenda Rajoneve duke ndaluar rrjedhimisht koalicionet parazgjedhore, e thellon edhe më shumë pabarazinë e votës në krahasim me sistemin ekzistues.

Pa korrigjimin, një parti e re që detyrohet të dali me listën e saj në zgjedhje, për të prodhuar një mandat rajonal, do i nevojiteshin 7% të votave në Durrës e Elbasan, 10% në Vlorë e Shkodër dhe mbi 20% në Rajonin e Kukësit, Dibrës apo Gjirokastrës.

Ose thënë me fjalë të tjera, një parti që merr në secilin Rajon nga 5% të votave, do mund të nxjerrë në parlament vetëm një deputet, me të votuarin e saj në Kryeqytet, askund tjetër.

Ndaj dhe sistemi rajonal me lista të hapura pa korrigjim, e thellon edhe më shumë pabarazinë e votës në krahasim me modelin ekzistues, ku partië e vogla apo të reja mund të prodhojnë mandate nëse hyjnë në koalicion me një nga partitë e medha me gjysmat e votave që nevojiten nëse dalin më vete.

Prandaj, nëse listat nuk hapen në rang kombëtar por vetëm brenda Rajoneve, atëherë është i domosdoshëm që bashkë me atë qe quhet “ndalimi i koalicioneve”, të bëhet edhe korrigjimi kombëtar. Cdo gjë tjetër thellon pabarazinë e votës, madje edhe sistemin e kryetarokracisë në Shqipëri, sepse Partitë e mëdha do fusin ne xhepin e tyre të gjitha votat e partive të tjera. Në të kundërt do nxirrnim sytë duke dashur të vëmë vetulla”, shkruan Topollaj.

Të fundit