Flash News

KRYESORE

U shpëtoi disa atentateve me armë dhe eksploziv, arrestohet ‘i forti i Tiranës’

U shpëtoi disa atentateve me armë dhe eksploziv, arrestohet ‘i

Është vënë në pranga në Durrës një person i cilësuar me rrezikshmëri të lartë.

Policia arrestoi sot Elvis Gaçajn, 44 vjeç, gjatë një kontrolli, pasi iu gjetën armë zjarri pa leje.

Gaçaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, madje është cilësuar edhe sj ‘I forti i Tiranës’.

Ndaj i është bërë disa herë atentat me armë zjarri, por ka mundur t’u shpëtojë.

Përgjatë viteve 2013-2015 u kishte shpëtuar dy atentateve me armë zjarri, ndërkohë që më herët ndaj tij janë kryer edhe sulme me eksploziv për ta eliminuar.

Në vitin 2015, ai ka qenë objektiv i një atentati tek "Lulishte 1 Maji" në Tiranë. Por, mbetën të vdekur gabimisht dy persona, Aurora Oskian dhe Kevin Rugova, kurse ai u plagos.

Ndërkohë, gjatë prillit të këtij viti, Gaçaj u arrestua bashkë me Leonard Dukën në Tiranë, ndërsa armën e hodhën nga ballkoni i banesës sapo konstatuan policinë.

Gaçaj akuzohet se ka kryer një vrasje në vitin 1992 dhe një plagosje në vitin 2008.

Njoftimi i policisë: 

Shërbimet e Policisë në rrugën "Taulantia" kanë bërë të mundur identifikimin e mjetit që lëviznin presonat e dyshuar, automjet i cili kryente manovra të dyshimta në rrugë.

Duke marrë parasysh informacionin e marrë se në këtë mjet mund të kishte persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Policia ka ngritur një perimetër të gjërë rrethimi për kapjen e tyre.

Drejtuesi i automjetit sapo ka parë Policinë është larguar me shpejtësi së bashku me pasagjerin dhe gjatë largimit pasagjeri, i cili ishte dhe me masë sigurie “Arrest në shtëpi” ka hedhur në rrugë një armë zjarri pistolete me fishekë.

Pololicia ka bërë të mundur bllokimin, neutralizimin dhe kapjen në flagrancë të shtetasve E. G., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe K. D., 34 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi E.G., pasagjer në mjet është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë për veprat penale kundër personit dhe për armëmbajtje pa leje.

Gjithashtu ka qenë në masë sigurie " Arrest në shtëpi" për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

Ndaj tij janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Shtetasi K. D. është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe armëmbajtje pa leje. Ndaj tij janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale "Moskallëzimi i krimit "dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë CZ çeke, dy krehëra me 26 fishekë kalibër 9 mm dhe automjeti tip BMW.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/10/WhatsApp-Video-2019-10-09-at-13.48.41.mp4"][/video]

Të fundit