Flash News

KRYESORE

Vendimi i vonuar i CAS trazon Skënderbeun, probleme financiare dhe paqartësi për të ardhmen

Vendimi i vonuar i CAS trazon Skënderbeun, probleme financiare dhe

Edhe pse renditen në vendin e dytë në Kategorinë Superiore, situate tek Skënderbeu nuk duket aq e qetë.

Përveç vendimit të vonuar të CAS, i cili po mban në ankth të ardhmen e klubit, ekipi nuk është duke kaluar një situatë të mirë financiare.

Referuar raportimeve të mediave, të martën të gjithë lojtarët e ekipit bojkotuan stërvitjen pasi kishin 3 muaj pa u paguar. Megjithatë, gjithçka u zgjidh pas ndërhyrjes së portierit Shehi, i cili doli garant për pagat dhe lojtarët u rikthyen në stërvitje të mërkurën.

Për tifozët, kjo ishte diçka e papritur pasi ishin mësuar që klubi i tyre të ishte model jo vetëm në aspektin organizativ gjatë 8 viteve të fundit, por dhe në anën financiare.

Të fundit