Flash News

KRYESORE

Vrau 19 vjeçaren në Tiranë, ndërron jetë në spital Xhafer Meta

Vrau 19 vjeçaren në Tiranë, ndërron jetë në

31 vjeçari Xhafer Mata ka ndërruar jetë në spital pak minuta më parë në spitalin e Traumës në Tiranë. Mata qëlloi për vdekje mëngjesin e sotëm 19 vjeçaren Xhuljeta Çuni, me të cilën kishte patur një lidhje dashurie dhe më pas qëlloi edhe veten me plumb në kokë.

Ai ka mbërritur në spital në gjendje kritike për jetën dhe mjekët e kanë patur të pamundur ta shpëtojnë. Mjekët e kishin konsideruar dëmtimin si plagë terminale dhe të parikuperueshëm.

Sa i përket 19 vjeçares, ajo ndërroi jetë në vendngjarje dhe ndihma për të ishte e pamundur.

Tragjedia në Don Bosko, çfarë shkruante në ‘Facebook’ Xhafer Mata pak orë para se të kryente krimin

Vrasja në Don Bosko, tragjedia përsëritet 6 muaj pas vrasjes së Arielës nga ish-i dashuri te Fakulteti i Mjekësisë

Të fundit