Flash News

KRYESORE

Zbardhet renditja e KLP për kryeprokurorin e ri, kush renditet në vend të parë

Zbardhet renditja e KLP për kryeprokurorin e ri, kush renditet në vend

Është zbardhur lista e Këshillit të Lartë të Prokurorisë pas intervistave publike me tre kandidatët në garën për postin e kryeprokurorit të përgjithshëm.

Sipas renditjes në bazë të pikëzimeve përkatëse, i pari është renditur Olsian Çela, i cili është përfolur që në krye të herës si kandidati më favorit.

E dyta u rendit Arta Marku, prokurorja aktuale e përgjithshme e përkohshme dhe e treta Fatjona Memçaj.

Kjo listë, do t’i dërgohet kuvendit për votim brenda 30 ditësh dhe kërkon një shumicë votash me 84 vota.

Në rast se Kuvendi dështon, atëherë ligji parashikon që lista i kthehet sërish KLP dhe automatikisht i pari i renditur në listë emërohet kryeprokurori i ri i përgjithshëm me mandat kushtetues.

Sa pikë morsi secili kandidat referuar aspektin profesional, integriteti, platformat dhe vizionet e tyre për mandatin e kryeprokurorit.

459 pikë

406 pikë

362 pikë

Të fundit