Flash News

KRYESORE

13 tetori, Paloka: Regjistrimi i aleatëve nuk përçan opozitën

13 tetori, Paloka: Regjistrimi i aleatëve nuk përçan

Sot është afati i fundit i regjistrimit të partive në zgjedhjet e 13 tetorit, të dekretuara nga Presidenti Ilir Meta.

Ndryshe nga aleatët PD nuk e hodhi hapin e regjistrimit si subjekt zgjedhor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.  Basha i mëshon fakti se zgjedhje të lira mund të ketë vetëm pas arrestimit të eksponentëve të mazhorancës, të përfshirë në krime zgjedhore.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, shprehet për mediat se të gjitha partitë kanë të drejtën e tyre të veprimit, por e rëndësishme është data e zgjedhjeve të dekretuar nga Presidenti.

“Të gjitha institucionet që merren me zgjedhjet, kanë detyrimin ligjor që të zhvillojnë procedurat lidhur me këtë dekret. Regjistrohemi apo jo ne, kjo varet nga vendimet tona. Për ne, rëndësi kanë standardet e zgjedhjeve”.

Paloka thekson se dialogu me Ramën mund të bëhet vetëm si kryetar i PS dhe jo si kryeministër.

“Rama si kryeministër nuk mund të ulet në tavolinë me PD-në dhe nuk kam dëgjuar asnjë nga aleatët tanë të thonë ndryshe”.

 

Të fundit