Flash News

KRYESORE

A ia vlen "Missoni Cologne" për çmimin?

A ia vlen të shpenzosh paratë për "Missoni cologne" me aromë druri? Me një çmim kombëtar pakice prej 64.50 dollarësh të versionit 100 ml. Pra kostoja duket e arsyeshme kur e krahason me çmimet e parfumeve të tjera të burrave.

Pra a ja vlen kjo aromë për paratë? Një nga përdoruesit e këtij parfumi ka bërë një rezyme pse duhet përdorur kjo aromë në faqen "Men`s Variety":

"E tëra çfarë mund t'ju them është se kam qenë shumë i kënaqur. Kur hodha këtë aromë në festën e koktejit, disa të ftuar e komentuan këtë arome që kisha zgjedhur. Një prej grave që merrte pjesë në soirée e pëlqeu aq shumë sa kërkoi nga unë që ti tregoja emrin e parfumit, sepse donte të merrte një shishe për burrin e saj."

Në artikull shkruhet se personi që po përshkruan këtë parfum e ka komentuar si një aromë që të bën të ndihesh burrë dhe i pasur, pa qenë nevoja të shpenzosh shumë para për aroma të tjera.

Gjithashtu, jepet një këshillë se si mund ta merrni më lirë: në Internet. Do kurseni disa para.

Të fundit