Flash News

KRYESORE

Aksident në Kukës, shoferi humb jetën pasi u godit nga eskavatori

Aksident në Kukës, shoferi humb jetën pasi u godit nga eskavatori

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Kukës – Krumë, në zonën e quajtur Qafa  e Toblit.

Një kamion me rimorko ka qenë duke udhëtuar, me një eskavator me vete. Eskavatori ka rrëshqitur dhe ka goditur mjetin tip “Mitsubishi”.  Për pasojë shoferi i mjetit 'Mistubishi' ka marrë dëmtime të rënda duke humbur më pas jetën.Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë Kukës:

Në aksin rrugor Krumë- Kukës, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”, mjeti tip kamion ku në rimorkio ka pasur një eskavator, gjatë ecjes eskavatori ka rrëshqitur nga shtrati i rimorkios, dhe për pasojë ka goditur mjetin tip “Mitsubish” me drejtues shtetasin H.N.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit “Mitsubush” shtetasi H.N., i cili ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Krumës dhe është transportuar për në Spitalin e Gjakovës ku ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit tip Kamion, shtetasi E.H., është shoqëruar në komisariatin e policisë Kukës, për veprime të mëtejshme proceduariale.

Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shkaqeve të ngjarjes.

Të fundit