Flash News

KRYESORE

Aksidenti në Elbasan, Berisha akuzoi Ballën, policia jep versionin zyrtar

Aksidenti në Elbasan, Berisha akuzoi Ballën, policia jep versionin

Policia e Elbasanit ka reaguar për një aksident të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Zogu i Parë”, ku i plagosur mbeti shtetasi me iniciale I.K., 69 vjeç. Në komunikimin zyrtar, policia njofton se aksidenti është shkaktuar nga 37 vjeçarja Ll.B., për të cilën janë referuar materialet në prokurori për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

“Në momentin e ndodhjes së aksidentit, kanë ndaluar për t'i ndihmë qytetarit të plagosur, drejtues mjetesh dhe këmbësorë të rastit”, thuhet në reagimin e policisë.

Një prej personave që i ka dhënë ndihmë qytetarit të plagosur ishte edhe deputeti i PS, Taulant Balla, fotot e të cilët u publikuan fillimisht në mediat lokale të Elbasanit. Pak orë pas ngjarjes, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një mesazh ku akuzohej Balla si shkaktar i aksidentit, megjithatë, ky pretendim u hodh poshtë nga deputeti socialist.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.05.2018, rreth orës 20:30, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga grupi hetimor, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", në ngarkim të shtetases Ll. B, 37 vjeçe, banuese në lagjen "Shënkoll", Elbasan, pasi:

Kjo shtetase rreth orës 16:15, në rrugën "Zogu i Parë" Elbasan, duke drejtuar mjetin tip "Renault", me targa AA 373 JY, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.K, 69 vjeç, banues në lagjen "Kala" Elbasan, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ndodhjes së aksidentit, kanë ndaluar për t'i ndihmë qytetarit të plagosur, drejtues mjetesh dhe këmbësorë të rastit.

Të fundit