Flash News

KRYESORE

Aktivisti Endri Shabani: Protestat vijnë për shkak të pakënaqësisë në popull

Aktivisti Endri Shabani: Protestat vijnë për shkak të

Aktivisti i “Nismës Thurje”, Endri Shabani i ftuar në mbrëmjen e sotme në emisionin “A Show” të drejtuar nga Adi Krasta në “News 24” tha se aktualisht Shqipëria lëngon nga klasa politike. Shabani theksoi se sistemi aktual është i kalbur dhe se janë vetëm dy lloje liderësh që na drejtojnë, madje ata që zgjedhin deputetë e këshilltarë bashkiakë, e jo populli.

“Sa i përket protestës, mendoj se kërkesat e opozitës janë të drejta. Protestat vijnë për shkak të pakënaqësisë në popull. Basha thotë të ikë Rama, por nuk ka alternativë më të mirë vetë".

Sistemi aktual politik është i mbyllur, aq sa liderët zgjedhin edhe deputetët, këshilltarët bashkiakë, e jo populli. Rama ka fuqi të madhe sot dhe po tenton të fusë nën fre edhe reformën në drejtësi. Këta janë dy palë që thjesht iu intereson rotacioni dhe jo interesi i shqiptarëve. Unë si aktivist dëshiroj që të shpreh mesazhin që Shqipëria ka nevojë për një klasë më të mirë politike”, deklaroi Shabani.

Të fundit