Flash News

KRYESORE

Ambasadori italian: T'i kërkohet mendim Komisionit të Venecias për ngërçin e Gjykatës Kushtetuese

Ambasadori italian: T'i kërkohet mendim Komisionit të Venecias

Ambasadori italian Alberto Cutillo ka sugjeruar që të kërkohet ndihma e 'bashkëpatriotëve' të tij të Komisionit të Venecias për zgidhjen e ngërçit të fundit në Gjykatën Kushtetuese. Përplasja e presidentit Meta me mazhorancën dhe shefin e KED, Dvorani, e ka shtyrë diplomatin italian të ofrojë një zgjidhje, sipas tij personale, ndërmjetësimin e një arbitri të njohur në Tiranë, Komisionit të Venecias.

Cutillo ka theksuar se nuk duhet vonuar në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Javën e fundit Gjykata Kushtetuese është bërë 'molla e sherrit' e radhës mes Presidentit dhe mazhorancës pas një debati, në dukje për procedurat e emërimit të antarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në një kthesë suprizë të ngjarjeve vetë Gjykata Kushtetuese ka njohur të emëruarit e Presidentit, por jo atë të mazhorancës.

Të fundit