Flash News

KRYESORE

“Anisa u pushtua nga demonët”, zbardhet dëshmia e Blerta Josifit: Pinim vetëm ujë, luteshim gjithë ditën për ringjalljen e motrës

“Anisa u pushtua nga demonët”, zbardhet dëshmia e Blerta

Zbardhet dëshmia e Blerta Josifit, 34-vjeçarja e cila mbijetoi nga tragjedia e Kombinatit, ku nënë e bijë u vetëflijuan në banesë për shkak se besonin te ringjallja pas vdekjes.

Siç raporton news 24, Josifi ka deklaruar për autoritetet se që kur ajo ishte 15 vjeç i janë bashkuar “Dëshmitarëve të Jehovait”, ndërsa Anisa kishte nisur ritin e ringjalljes që në fillim të 2019-ës.

Para se të ndërronte jetë, sipas Blertës, e motra qëndroi pa u ushqyer për dy muaj.

“Qe kur isha 15 vjeçe kam ndjekur “Dëshmitarit e Jehovait”. Më vone kemi qene edhe ne kishën Ungjillore.  Dy vitet e fundit u shkëputëm dhe nuk shkonim në asnjë kult.

Ne besonim në ringjallje dhe i kryenim ritet në banesë. Ritet i nisi Anisa në fillim të 2019-ës, qëndroi pa ngrënë gati dy muaj deri në mars 2019. Në vit më pas, Anisa ra në gjumë sepse u pushtua nga demonët dhe më pas unë me mamin nisëm sakrificën. Anisën e lyenim me uthull. Unë dhe mami pinim vetëm ujë dhe luteshim gjithë ditën për rikthimin e Anisës në jetë.

Në ditët e para të korrikut mami ra pa ndjenja kur po lutej, kurse unë vazhdova ritin deri sa erdhi policia”, u shpreh 34-vjeçarja.

Të fundit